Një video e publikuar në Tik Tok tregon momentin kur reperi Noizy është me varëse në qafë, por pasi del nga turma e fansave, në skenë ngjitet pa të.
Teksa po këndonte në skenë, Noizy për një moment zhvendoset te pjesa e fansave të tij, aty qëndron për disa sekonda, më pas varësja e tij “zhduket”.
Megjithatë, reperi ka arritur ta gjej qaforen, këtë e bëri të ditur pas pak orësh në një postim tjetër në TikTok.
“Nuk ka lind akoma ai që e merr”, ka shkruar Noizy në mbishkrimin e videos në të cilën përveç varëses shihet edhe një orë ari.