Gazetari i njohur britanik, Tim Judah, e ka komentuar njoftimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës 100 për-qind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Judah ka thënë se Kurti e ka kundërshtuar ambasadorin Grenell, derisa Palmer është duke qëndruar i heshtur.
Kujtojmë se i dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për taksën 100 për-qind ndaj mallrave serbe.
“Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesshme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”.
Ndërsa zyrtarë nga Bashkimi Europian e kanë mirëpritur një njoftim të tillë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.