Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka zgjedhur 23 lojtarë për ndeshjen kundër Interit në Coppa Italia.
“Zonja e Vjetër” po kthehet në San Siro për një ndeshje të dytë kundër Nerazzurri në vitin 2021, në kërkim të hakmarrjes për humbjes 2-0 në Serie A.
Dybala dhe Ramsey nuk janë përfshirë, siç pritej, në skuadër për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve.
Skuadra e Juventusit kundër Interit: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Dragusin, Frabotta; Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters; Ronaldo, Morata.
Ndeshja mes Juventusit dhe Interit zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.