fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 March, 2021 16:20 Pas LDK-së, mbledhjen e KQZ-së e lëshon edhe PDK-ja
  • 2 March, 2021 16:14 Angelia Jolie e shet pikturën e Churchillit për hiç më pak se 7 milionë funte
  • 2 March, 2021 15:43 Eddie Murphy mendon se e ka tejkaluar racizmin në industrinë e filmit
  • 2 March, 2021 15:38 Simmons sërish kundër BE-së, e pyet Lajçakun për interesat e popullit të Kosovës
  • 2 March, 2021 15:33 Petkoviq dhe ambasadori francez diskutojnë për dialogun dhe situatën politike në Kosovë
  • 2 March, 2021 15:25 Kurti: Kushtetuta s’na lejon bashkimin me Shqipërinë, për të duhet të kalojë kohë
  • 2 March, 2021 15:00 Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”
  • 2 March, 2021 14:39 Kërkohet paraburgim ndaj dy zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës
  • 2 March, 2021 14:17 Almeda publikon një foto pa grim
  • 2 March, 2021 14:14 557 vjetori i Besëlidhjes, Albin Kurti marshim në Lezhë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kamberi flet shqip në Parlamentin e Serbisë pasi u institucionalizua fyerja ndaj shqiptarëve
9 February, 2021

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është drejtuar deputetëve të këtij Kuvendi për herë të parë në gjuhën shqipe, vetëm një ditë pasi një gjykatë e këtij shteti legalizoi termin ofendues “šiptari”.

Të hënën, Kamberi njoftoi se Gjykata e Lartë në Beograd kishte refuzuar të shpallte fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje e gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për këtë gjykatë s’vlente as vendimi i Gjykatës së Apelit, që më 2018 kishte sanksionuar përdorimin e këtij termi si gjuhë të urrejtjes.

Në fjalimin e tij, të publikuar sot në Facebook, Kamberi ka pyetur liderët botërorë se a është kjo Serbia pro-evropiane.

“Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam ‘šiptar’ dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit! Njëjtë, si në Gjermaninë e fundviteve 30, kur ministri Hermann Goering vendoste se kush ishin dhe si cilësoheshin hebrenjtë dhe pastaj gjykatat e Gestaposë e legalizonte. Duke e cilësuar padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar si të pabazuar, Gjykata i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Zonja Merkel, z.Macron, z.Borrel, z.Lajcak, znj Vonder Leyen, a është kjo Serbia e juaj pro-evropiane? Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur Albanac. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vuciqit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankoviqit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit ‘šiptar’”, ka thënë ai.

Kamberi e ka quajtur precedent të rrezikshëm vendimin e kësaj gjykate. Sipas tij, ai krijon standard legjitimues për gjuhë të urrejtjes ndaj minoriteteve jo vetëm në Serbi, por edhe në Ballkanin Perëndimor.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Përdorimi i kanabisit për migrenën rrit rrezikun për rikthimin e dhimbjes së kokës
2 March, 2021

Përdorimi i kanabisit për migrenën rrit rrezikun për rikthimin e dhimbjes së kokës

Kanabisi mund të sigurojë një lehtësim për simptomat e migrenës, por mund të jetë i shpejtë për shkak të fillimit

Lajmet e fundit
  • Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj 2 March, 2021
  • Vdes një 37 vjeçar nga koronavirusi në Kosovë 2 March, 2021
  • Pas LDK-së, mbledhjen e KQZ-së e lëshon edhe PDK-ja 2 March, 2021
  • Toyota Yaris zgjidhet “Vetura e Vitit 2021” 2 March, 2021
  • IKSHPK apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë 2 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top