Në zgjedhjet e 3 Prillit, shqiptarët në Serbi, do garojnë në kuadër të 2 listave.
E kandidati për deputet nga “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, Shaip Kamberi tha se nuk kanë arritur të bashkohen, pasi ka ndarje në qasje ndaj shtetit të Serbisë.
Sipas tij, kjo ndarje do t’i dëmtoj, pasi mund të zhvillohet garë e brendshme ndër shqiptar.
I njëjti, bëri me dije se në listën e tyre janë 10 kandidat, dhe i synojnë 3 ulëse në Kuvendin e Serbisë.
Ndërkohë, Kamberi, në Klan Kosova, tha se nëse fiton ulëse, nuk preferon të bëhet pjesë e Qeverisë së Serbisë, që të mashtrohet vetëm me pozita.
Por, synimi i tij, është sensibilizimi sa më i madh për çështjen shqiptare dhe vështirësitë e diskriminimin që ata janë duke e përjetuar në Serbi.
Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë vendlindje në Serbi, të kthehen të dielën e 3 prillit nga vendet tjera, e të votojnë për shqiptarët.