fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 February, 2021 11:56 Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars
  • 25 February, 2021 11:54 KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve
  • 25 February, 2021 11:47 Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve
  • 25 February, 2021 11:30 KIPRED: Shumë lajme në Serbi e Rusi vitin e kaluar kishin qëllim lëkundjen e shtetësisë së Kosovës
  • 25 February, 2021 11:27 Këta pritet të jenë deputetët e AAK-së në Kuvend
  • 25 February, 2021 11:25 Këta janë 20 më të votuarit e PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 25 February, 2021 11:12 Hoti i ndan letër falënderimi një bashkatdhetari
  • 25 February, 2021 11:11 KFOR-i mban stërvitje që përfshin helikopterë të shumtë
  • 25 February, 2021 11:09 Sulmohet fizikisht gazetari Visar Duriqi
  • 24 February, 2021 17:06 Mustafa flet pas aksion të policisë në Ministrinë e Bujqësisë: Ishim në koordinim me organet e drejtësisë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Katër komunat e veriut të Kosovës gati për zgjedhjet e të dielës
17 May, 2019

Sot përfundon fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit, të cilat pritet të mbahen të dielën, më 19 maj. Në këtë garë zgjedhore për kryetarë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore marrin pjesë edhe dy subjekte politike shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidatja nga PDK, Gonxhe Çaushi, tha për Radio Kosovën se do të punojë në kthimin dhe mirëbesimin e komuniteteve atje. Ajo u shpreh se program i saj politik është fokusuar në integritetin dhe tolerancën ndëretnike.

”Duke komunikuar me të gjitha shtresat e shoqërisë në veri, kushti i parë për të ecur tutje. Pastaj kthimi dhe rindërtimi i shtëpive të djegura gjatë luftës, zhvillimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i çerdheve dhe shkollave për banorët e kësaj pjese, ku do t’i shërbenin të gjithëve. Pra, një çerdhe multietnike e kështu me radhë.”

Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, tha se qëllimi i tyre është rritja e sigurisë për banorët e veriut, zhvillimi ekonomik, kthimi i të zhvendosurve si dhe bashkimi i qytetit të Mitrovicës.

”Plan më afatgjatë, punët konkrete për ribashkimin e Mitrovicës, ashtu siç ka qenë më herët para ndarjes administrative. Programi kryesisht bazohet edhe në krijimin e vendeve të punës, luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e llogaridhënies që mbizotëron në Komunën e Mitrovicës Veriore si dhe llogaridhënie dhe transparencë.”

Procesi zgjedhor në veri do të monitorohet vetëm nga vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi. Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre, që t’u përmbahen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe rregullave zgjedhore.

”Pa dyshim se subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre kanë rolin kryesor për proces zgjedhor të qetë, të lirë dhe demokratik. Prandaj, ne bëjmë thirrje që kjo të arrihet!”

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka angazhuar 670 komisionarë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit, që do të mbahen të dielën. Komisionarët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22 mijë e 242 persona, në Leposaviq 18 mijë e 390 persona, në Zveçan 9 mijë e 276 persona dhe në Zubin Potok 8 mijë e 612 persona. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje në shenjë revolte për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ky shtet vendos të lejohen marrëdhëniet seksuale me personat që nuk banojnë në një shtëpi
24 February, 2021

Ky shtet vendos të lejohen marrëdhëniet seksuale me personat që nuk banojnë në një shtëpi

Qeveria e Britanisë së Madhe vendosi ditën e djeshme se, nëse plani i daljes nga izolimi i koronavirusit nuk ka

Lajmet e fundit
  • 3 vjeçari lëndohet nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë, ka gjakderdhje në tru e thyerje të kockave 25 February, 2021
  • Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars 25 February, 2021
  • KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve 25 February, 2021
  • Pronari i një restoranti në Gjakovë rrah kuzhinieren 25 February, 2021
  • Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve 25 February, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top