fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
23 February, 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunë në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar dy në Prishtinë, një në Ferizaj dhe një në Vushtrri.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike kunatës së tij.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj kunatës së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtjee”, thuhet në njoftim.

Një rast tjetër i dhunës është raportuar po ashtu në Prishtinë për të cilin Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

“Prishtinë 22.02.2022-18:30.   Viktima femër kosovar e ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar  në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Ndërkaq në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte rrahur vëllanë e tij pas një mosmarrëveshje në familje.

Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.

“Ferizaj, 22.02.2022-18:00.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Në Vushtrri forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas raportit policor, viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vushtrri 22.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi më tutje policia.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju ( 20 May, 2022
  • Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm 20 May, 2022
  • Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33% 20 May, 2022
  • Michel pritet me ceremoni shtetërore nga Rama 20 May, 2022
  • Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top