fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:44 Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros
  • 25 January, 2021 15:42 Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
  • 25 January, 2021 15:40 Familja mbretërore bëhet me anëtar të ri
  • 25 January, 2021 15:17 Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
  • 25 January, 2021 15:15 Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
6 December, 2019

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpalosur sot analizën “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi”, lidhur me rëndësinë e arritjes së konsensusit politik për procesin e dialogut me Serbinë, si një nga proceset më të rëndësishme në të cilat po kalon vendi.

Gjatë konferencës për media, Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se kjo analizë tenton t’i japë publikut një pasqyrë më të gjerë të efekteve që ka prodhuar mungesa e deritanishme e konsensusit në mes spektrit politik lidhur me dialogun, si dhe efektet që mund të ketë në këtë proces vazhdimi i mungesës së konsensusit politik.

Haxholli, duke folur lidhur me qëndrimet e spektrit politik rreth fazës përmbyllëse të dialogut, theksoi që arritja e dakordimit të gjerë politik pritet të jetë e vështirë. Përplasjet politike të cilat mund të vazhdojnë në mes të udhëheqësve institucional do të ndikojnë negativisht në arritjen e konsensusit mes spektrit politik, ndërsa vazhdimit të polarizimeve në qëndrime mund t’i kontribuojnë edhe inatet e vjetra politike dhe kalkulimet partiake, shtoi ajo.

“Mospajtimet e spektrit politik lidhur me aspekte të caktuara të këtij procesi, kanë çuar vendin në kriza të shpeshta politike dhe institucionale. Duke konsideruar rëndësinë dhe ndjeshmërinë që ka për Kosovën dhe qytetarët e saj përmbyllja e procesit të dialogut me Serbinë, është e nevojshme që të arrihet një pajtueshmëri mes spektrit politik lidhur me vazhdimin e dialogut, përkatësisht parimet mbi të cilat pala kosovare do ta përmbyllë këtë proces.” ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga KDI, shpalosi çështjet lidhur me të cilat duhet domosdo të arrihet konsensusi politik. Ajo potencoi që formati i dialogut, dimensioni kohor në arritjen e marrëveshjes eventuale me Serbinë dhe temat që duhet të jenë pjesë e dialogut, janë elementet rreth të cilave është tejet e rëndësishme arritja e konsensusit të brendshëm politik.

Sipas Krasniqit, çështje tjetër mjaft e rëndësishme janë edhe marrëveshjet e arritura deri më tani, statusi juridik i pjesës më të madhe të së cilave vazhdon të mbetet i padefinuar qartazi. “Përveç këtyre elementeve, edhe lobimi mbi bazën e një qëndrimi unik duhet të shoqërojë këtë proces që nga hapat e parë, ndryshe nga praktikat e gabuara të së kaluarës.” tha ajo.

Sa i përket efekteve që mund të sjellë arritja ose jo e konsensusit politik, Kransiqi deklaroi që në planin e brendshëm, arritja e konsensusit do të evitonte situatat e kundërshtimit të një marrëveshje eventuale, ndërsa, në planin e jashtëm, do të forconte në rend të parë pozitën negociuese të Kosovës në raport me Serbinë, por edhe do të lehtësonte iniciativat për lobim në vendet e treta. “Kurse, vazhdimi i mungesës së konsensusit do të ndikojë në paralizimin e jetës institucionale, pamundësinë e ratifikimit në Kuvend të një marrëveshje eventuale si dhe mungesën e qëndrimit unik të palës kosovare kundrejt Serbisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.” shtoi më tutje ajo.

Duke u bazuar në të gjeturat e kësaj analize, si dhe marrë parasysh rëndësinë që ka konsensusi i brendshëm politik në raport me procesin e dialogut, si procesi më i ndjeshëm politik në të cilin po kalon Kosova, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ofroi rekomandimet si në vijim:

Qeveria e re duhet të intensifikojë përpjekjet për arritjen e konsensusit në mes të spektrit politik lidhur me të gjitha fazat e dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, duke përfshirë atë parapërgatitore, përgatitore, përcaktimin e agjendës dhe opsionet mbi marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Konsultimet duhet të zhvillohen mbi bazën e mirëbesimit, duke vendosur në plan të parë interesin e shtetit të Kosovës.

Subjektet opozitare duhet të jenë poaq të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për çështje të interesit shtetëror. Ato duhet të tregojnë përkushtim dhe konstruktivitet në mënyrë që të tejkalohen pengesat në arritjen e pajtueshmërisë.

Presidenti dhe Kryemiminstri i vendit, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese si duhet të konsultohet në mënyrë të vazhdueshme dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lëkundje toke në Elbasan dhe Korçë 25 January, 2021
  • E pabesueshme: Pagat në Zvicër u rritën gjatë krizës së pandemisë 25 January, 2021
  • Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut 25 January, 2021
  • Apple ka një paralajmërim shumë të rëndësishëm për ata që kanë blerë iPhone 12 25 January, 2021
  • Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top