Rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2020 konfirmojnë vazhdimin e stagnimit në luftën kundër korrupsionit, njoftojnë nga KDI.
Për të dytin vit radhazi, Kosova shënoi 36 pikë, duke u renditur në pozitën e 104 së bashku me Shqipërinë, Algjerinë, Bregun e Fildishtë, El Salvador, Vietnamin dhe Tajlandën.
Bëhet e ditur se Transparency International përdor një metodologji të sofistikuar shkencore dhe raportin e bazon kryesisht në raportet kredibile nga organizata ndërkombëtare si Freedom House, World Bank, Bertelsmann Foundation, World Justice Project ROLI, Global Insight dhe Varieties of Democracy Project.
Indeksi shfrytëzon sistemin e vlerësimit prej 100 shkallësh në të cilin vlerësimi maksimal do të thotë ‘vend i pastër nga korrupsioni’ kurse vlerësimi prej zero pikë do të thotë ‘vend shumë i korruptuar’.
Në aspektin global, Nga 180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka dhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekura nga Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra me 85 pikë. Vendin e fundit në botë e mban Somalia me 10 pikë, e pasuar nga Sudani Verior, Siria, Jemeni, Venezuela, Sudani, Korea Veriore etj.
Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluar tregon se i gjithë rajoni po kalon nëpër një periudhë stagnimi dhe vetëm Shqipëria ka shënuar një rritje me 1 pikë krahasuar me vitin e kaluar.
“Këto rezultatet tregojnë që Kosova ka nevojë urgjente të përqendrohet në tre fusha në mënyrë që të bëjë përparim: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, në fushën e prokurimit publik.