fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 15:20 Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes
  • 15 January, 2021 15:17 Hoxhaj: Bashkëpunimi Kurti-Osmani nuk është për qytetarët por për poste dhe karrike
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ker-Lindsay: BE-ja do të gëzohet që u anuluan bisedimet në Washington
4 July, 2020

James Ker-Lindsay, njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor dhe profesori në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, thotë se Kosovës dhe Serbisë i duhet një marrëveshje përfundimtare dhe jo vazhdim i dialogut në formatin që planifikon Bashkimi Evropian. Por sipas tij, BE-ja do të gëzohet që bisedimet në Washington u anuluan.

Vlerëson gjithashtu se ndërmjet SHBA-së dhe BE-së nuk ka pasur bashkëpunim për procesin e dialogut, pasi të dyja palët kanë udhëhequr procese paralele në këtë drejtim. Sipas tij, procesi tash është në një rrëmujë të plotë dhe kjo situatë është duke e lënë Serbinë, por në veçanti Kosovën, në një situatë të paqartë.

Sipas Lindsayt, siç thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, SHBA-ja dhe BE-ja po mundohen të paraqesin qëndrim të njëjtë në opinion por në realitet, thotë ai, janë parë si dy procese shumë të ndryshme që janë zhvilluar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara

“Ata po mundohen të paraqesin një qëndrim se kinse dëshirojnë të punojnë së bashku, se nuk duan të jenë kundër njëri-tjetrit. Të paktën publikisht ata po mundohen të duken se nuk kanë ndasi të mëdha. Por, në realitet ajo që kemi parë, janë dy procese shumë të ndryshme që janë zhvilluar ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Por, po e them prapë, problemi më i madh është se nuk e dimë se çfarë po ndodh”, thotë Lindsay.

Ai vlerëson se dialogu i udhëhequr nga evropianët gjatë viteve të fundit ka ngecur.

“Më lejoni të them se, tash për tash, është një rrëmujë. Një rrëmujë e plotë. Askush nuk e di se çfarë po bëjnë ata (BE-ja dhe SHBA-ja). Gjithçka ka qenë e organizuar keq, nuk ka pasur bashkëpunim. Ka munguar një analizë më e thellë se çfarë duan të arrijnë”, tha ai.

Propozim-aktakuzën nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, Lindsay e ka vlerësuar si “një njoftim shokues”.

“Ka pasur shumë spekulime. Disa thoshin se ndoshta evropianët në njëfarë mënyrë e kanë shtyrë prokurorin të bëjë njoftimin, pasi nuk kanë dëshiruar që të mbahen bisedimet në SHBA. Disa të tjerë kanë thënë se ndoshta vetë amerikanët e kanë bërë për të ushtruar presion ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Unë nuk mendoj se kjo përmban diçka reale. Nga këndvështrimi im, prokurori ka qenë i shqetësuar se mund të ketë një marrëveshje për ndonjë lloj amnistie të mundshme, dhe ka dashur të sigurohet se diçka e tillë të hiqet nga tryeza. Por, gjithçka që ai ka arritur të bëjë është përmbysja e një procesi të paqes. Megjithëse ne nuk e dimë se çfarë në fakt ka ndodhur, disa mund të gëzohen shumë që bisedimet janë anuluar. Bashkimi Evropian do të gëzohet shumë që bisedimet u anuluan. BE-ja nuk ka qenë e lumtur për këto bisedime në Washington. Në anën vjetër, mendoj se Washingtoni është shumë i hidhëruar për atë çfarë ka ndodhur”, tha Lindsay.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm 15 January, 2021
  • Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete 15 January, 2021
  • Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së 15 January, 2021
  • Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë 15 January, 2021
  • Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top