fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit
22 March, 2023

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovësdhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.

“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.

hefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.

Në takimin e Ohrit, që u mbajt më 18 mars, nën ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq, ranë dakord me aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja që u publikua nga Bashkimi Evropian me 27 shkurt në Bruksel, ka 11 nene, por nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë edhe pasaportat, diplomat dhe targat. Marrëveshja kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili nuk pëlqen ta quaj Asociacion, thotë se Kosova “do të udhëhiqet prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim”.

“Ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit jo-shumicë serb dhe natyrisht se ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, asnjë diskriminim”, tha kryeministri Kurti, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë.

Presion mbi Prishtinën dhe Beogradin zyrtarë që të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes po bëjnë edhe SHBA-të. I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që ishte vëzhgues në takimin e Ohrit, tha se pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është historik, dhe palët duhet të fillojnë menjëherë vënien në jetë të saj. Sipas tij, marrëveshja ka detyrime ligjore për t’i përmbushur. Prishtina duhet ta bëjë punën e saj, e këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, tha ai duke shtuar se Beogradi duhet të fillojë mr njohjen e dokumenteve të Kosovës dhe simboleve kombëtare.

“Për Kosovën është e rëndësishme që të fillojë hartimin e versionit të saj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ka shumë detyrime të tjera, por mendoj se këto janë më të rëndësishmet”, tha zoti Escobar, në një konferencë më gazetarë në distancë.

“Ne besojmë se duhet të jetë një (Asociacion) që u shërben interesave të popullit të rajonit, një që funksionon për të dyja palët, që lejon serbët etnikë të marrin pjesë plotësisht në jetën civile dhe demokratike të Kosovës. Por duhet të jetë edhe një Asociacion që nuk shkel strukturën kushtetuese të Kosovës apo prek funksionalitetin e saj”, tha Gabriel Escobar. Ai e bëri të qartë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë në Ohër për zbatimin e marrëveshjes është obligim ligjor, ndonëse nuk kishte nënshkrime.

“Dua ta bëjë të qartë.Ky është detyrim ligjor për të cilin Serbia është pajtuar, sikurse edhe Kosova. Diskutimi rreth nënshkrimit është përqendrim ndaj diçkaje që nuk ka ndikim në faktin se e kemi një marrëveshje. Është një marrëveshje, ne e trajtojmë të tillë, të dyja palët hynë në të me seriozitet dhe Bashkimi Evropian e konfirmoi se është e tillë në sytë e tij”, theksoi emisari amerikan Gabriel Escobar.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e gatshme ta zbatojë marrëveshjen e arritur me Kosovën në Ohër, por vetëm deri te vijat e saja të kuqe.

“Vijat tona të kuqe, me të cilat nuk pajtohemi përfshijnë njohjen reciproke: jo njohje e Kosovës dhe as anëtarësim i Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq në Bruksel, gjatë një konference donatorësh, pas tërmetit që ka goditur Turqinë. Sipas tij, marrëveshja e Ohrit, “është vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe asgjë më shumë se kaq”.

Ivica Daçiq: Serbi nuk do t’i shkelë vijat e saj të kuqe

“Mendoj se është vazhdimësi e asaj që kemi filluar rreth 10 vjet më parë, dhe në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme të dihet se kjo është një marrëveshje për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për çështjet e statusit”, u shpreh Daçiq.

Sidoqoftë, plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve për të cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 mars u pajtuan për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Pikërisht për këtë partitë opozitare në Kosovë, ftuan për të enjten në seancë parlamentare kryeministrin Kurti, të raportojë për marrëveshjen për të cilën opozita thotë se do të dëmtojë për një periudhë të gjatë proceset integruese të vendit. (DW)/gazetaexpress

« Previous Post
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top