fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për krizën rreth Ukrainës
31 January, 2022

Uashingtoni ka paralajmëruar se do të sfidojë Moskën për pozicionimin e trupave afër kufirit të Ukrainës, gjë që ka rritur shqetësimet për pushtim të këtij shteti.

Pavarësisht se Moska deklaron se nuk synon të nisë konflikt, frika për pushtim të shpejtë është rritur në ditët e fundit, duke nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të paralajmërojnë për sanksione ekonomike “shkatërruese” kundër Rusisë.

Ndërkohë që rriten tensionet rreth 100,000 trupave të Moskës afër Ukrainës, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të përgatitura për të zmbrapsur secilën “dezinformatë” të Moskës, në atë që mund të jetë si një nga takimet më të shikuara ndër vite në OKB.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë më 29 janar se Shtetet e Bashkuara dhe “zërat tjerë janë të bashkuar për t’iu kërkuar rusëve që të sqarojnë vetveten”.

“Ne do të shkojmë të përgatitur për t’i dëgjuar, mirëpo nuk do të shpërqendrohemi nga propaganda e tyre”, ka thënë ajo për takimin.

Thomas-Greenfield ka thënë për ABC News se Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshill, pritet të bllokojë vendet tjera anëtare nga mbajtja e takimit “mirëpo Këshilli i Sigurimit është i bashkuar”.

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë për CBS News se propozimet në çështje të sigurisë, të prezantuara javën e kaluar nga Uashingtoni dhe NATO-ja para Rusisë, mund të jenë të interes të Moskës.

Në propozime përfshihet edhe mundësia e mbajtjes së takimeve të reja në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Udhëheqësi i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Menendez, ka marrë një pozicion të ashpër, duke thënë se është e domosdoshme që Uashingtoni të dërgojë një mesazh të qartë para presidentit rus, Vladimir Putin se secili agresion kundër Ukrainës do të kushtojë shumë.

“Nuk mund të kemi një tjetër moment të Mynihut”, ka thënë senatori Menendez në CNN, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 1938 në mes të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë Naziste, përmes së cilës Adolf Hitleri ka aneksuar një pjesë të Çekosllavisë së atëhershme, ndërkohë që fuqitë perëndimore kanë tentuar të ndalin diktatorin nazist dhe të parandalojnë luftën.

“Putin nuk do të ndalet vetëm me Ukrainën”, ka thënë Menendez.

Ai ka dhënë shenja se disa sanksione mund të vendosen kundër Rusisë për shkak të disa veprimeve që veç ka marrë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet kibernetike.

Sekretari britanik i Thesarit, Simon Clarke, ka paralajmëruar se Londra do të sanksionojë biznese dhe njerëz që kanë lidhje të ngushta me Putinin, nëse Rusia vepron kundër Ukrainës.

Deklarata e tij ka ardhur një ditë pasi Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Britania do të prezantojë sanksione që “shënjestrojnë një mori” të objektivave ekonomikë të Rusisë.

“Oligarkët e Putinit nuk do të kenë ku të fshihen”, ka thënë Truss për Sky News.

Megjithatë, analistët besojnë se sanksionet që mund të godasin bankat ruse dhe institucionet financiare nuk do të ndikojnë vetëm në Rusi, por në ekonomi të mëdha në Evropë dhe vende tjera.

Kryeministri britanik, Boris Johson ka thënë se Britania është e gatshme t’i ofrojë NATO-s “forcë ushtarake, armë, anije luftarake dhe aeroplanë”.

Ai pritet të diskutojë me Putinin këtë javë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se ushtria perëndimore nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.

“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar.

“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.

NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus

Rusia ka thënë më 29 janar se dëshiron marrëdhënie në bazë “respekti” me Shtetet e Bashkuara.

“Ne duam marrëdhënie të mira, të barabarta dhe me respekt reciprok me Shtetet e Bashkuara, sikurse me secilin shtet tjetër në botë”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për një televizion rus.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona./REL/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top