Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një njoftimi në Facebook.
Kujtojmë se dje (25 prill, 2020) i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i subjektit politik që drejton, ia ka dhënë dritën e gjelbër Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër.