fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Këtu është si në Shqipëri, njerëzit shiten”, përgjimet që ‘fundosën’ këngëtaren Elsa Lila
17 March, 2022

Elsa Lila, këngëtarja e njohur e shqiptare që u arrestua një ditë më parë në Romë nga policia italiane gjatë aksionit për shkatërrimin e një organizate kriminale, rezulton nga hetimet se mbante llogaritë e kësaj bande që trafikonte drogë.

Corriere raporton se këngëtarja 40-vjeçare e njohur edhe në Itali pasi ka kënduar dy herë në Sanremo, ka rënë pre e përgjimeve së bashku me anëtarët e tjerë të rrjetit.

Elsa Lila konsiderohet si kontabilistja e grupit kriminal prej 13 anëtarësh. Deri tani nuk ka asnjë fakt që provon përfshirjen e saj direkte në trafikun e lëndëve narkotike apo në menaxhimin e takimeve për shitjen e drogës, por gjyqtari e konsideron atë si të përfshirë direkt në organizatë kriminale dhe njeriun e besuar të kreut të bandës.

Kjo organizatë kriminale drejtohej nga një shqiptar dhe nga një italian. Të dy janë shpallur në kërkim pasi nuk u bë e mundur arrestimi i tyre. Për autoritetet italiane, Elsa Lila është njeriu i besuar i Arindi Boriçi, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejton organizatën.

Arindi Boriçi është person i njohur për autoritetet italiane. Pak kohë më parë ishte shpallur sërish në kërkim pasi rezultonte i përfshirë edhe në një tjetër rast të trafikut të drogës.

Dhe ka qenë pikërisht Elsa Lila, raporton Corriere, që në Verën e vitit 2019 i ofroi Rindit shtëpinë e saj për t’iu fshehur policisë kur ai ishte në kërkim, transmeton tvklan.

Elsa Lila është përgjuar në një bisedë me shefin e organizatës, me të cilin fliste për ryshfet dhe korruptimin e zyrtarëve.

“Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Në një rast më vendosën një gjobë dhe më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta verifikonin. Sepse këtu është si në Shqipëri, të duhet një mik ose lidhje me shtetin, kushdo që të jetë në qeveri të duhet të gjesh një mënyrë sepse edhe këtu njerëzit shiten”, është dëgjuar të thotë në një përgjim këngëtarja 40-vjeçare.

Elsa Lila mbante të gjitha financat e kësaj organizate kriminale të trafikut të drogës, të paktën sipas hetimeve të deritanishme nga autoritetet italiane. Nga 13 urdhër-arreste, policia arrestoi 9 persona ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top