Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 viktima nga COVID-19.
Një viktimë është i moshës 70-79 vjeçare nga Komuna e Shtimes.
Ndërsa, viktima tjetër është mbi 80 vjeç nga Komuna e Gjakovës.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 787 raste të reja të infektuara me COVID-19.
3 mijë e 613 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.
