Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19.
Viktimë gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 60-69 vjeçare nga Malisheva, një burrë i moshës 60-69 vjeçare nga Prizreni, një grua mbi 80 vjeç nga Istogu dhe një grua mbi 80 vjeç nga Gjakova.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar 717 raste pozitive me virus.
Ndërsa, 2 mijë e 370 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë kësaj kohe.