KFOR-i italian, në bashkëpunim me ambasadën italiane në Prishtinë, i kanë dhuruar sot një automjet Ministrisë së Shëndetësisë, që mund të përdoret për nevoja emergjente të ministrisë.
Para mediave, ministri Rifat Latifi tha se është një ditë me shi e me kohë të keqe jashtë, por shumë e mirë për Ministrinë e Shëndetësisë.
Për këtë donacion foli edhe zëvendëskomandanti i KFOR-it në Kosovë, Luca Piperini.
“Donacioni i sotëm është një shenjë e investimit në sistemin e përgjithshëm të shëndetësisë në Kosovë, dhe kjo veturë do ta bëjë sistemin e emergjencës së shpejt më efektiv, duke përforcuar mjetet e tanishme të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe do të rrisë kapacitetet e reagimit emergjent, si nga funksioni, ashtu edhe nga ana teknologjike, me qëllim që të gjitha komunitetet të përfitojnë nga kjo“, tha Piperini, transmeton Klankosova.tv.