fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 August, 2022 10:18 Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
  • 15 August, 2022 10:11 Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla
  • 15 August, 2022 10:10 Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi
  • 15 August, 2022 10:09 Dhoma e Tregtisë e shqetësuar me vendimin e KEDS për reduktime të rrymës
  • 12 August, 2022 17:54 Ademi me mesazh për skuadrat, kërkon korrektësi në Superligë
  • 11 August, 2022 12:20 Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur
  • 11 August, 2022 12:13 Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?
  • 11 August, 2022 12:12 Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në Reuters
  • 11 August, 2022 12:04 “Epoka e fluturimeve me 10 euro ka përfunduar”, paralajmërohet rritje e çmimit të biletave
  • 11 August, 2022 12:02 Çmimet e gazit në SHBA bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kim Kardashian do të përfundojë në gjykatë për shkak të kriptovalutave
12 January, 2022

Super ylli Kim Kardashian dhe legjenda e boksit Floyd Mayweather Jr. po përballen me një padi që pretendon se të famshmit mashtruan investitorët në promovimin e tyre të një tokeni të një kriptomonedhe.

Padia e paraqitur më 7 janar në Gjykatën Federale të Los Angelesit, pretendon se të famshmit reklamuan tokenët e shitur nga EthereumMax, ose EMAX, në mënyrë që të rrisin çmimin e tij dhe të fitonin “në kurriz të ndjekësve dhe investitorëve të tyre”, shkruan Reuters.

“Drejtuesit e kompanisë, duke bashkëpunuar me disa promovues të famshëm… bënë deklarata të rreme ose mashtruese për EthereumMax përmes reklamave në rrjetet sociale dhe aktiviteteve të tjera promovuese”, thuhej në padi.

Sipas padisë, Kardashian promovoi EthereumMax në një postim të qershorit 2021 në Instagram, kur ajo kishte 250 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

“A jeni të interesuar në kripto?” ajo shkroi në postim, e ndjekur nga mohimi “kjo nuk është këshillë financiare”, por se donte të ndante “atë që sapo më thanë miqtë e mi” në lidhje me argumentet për EthereumMax. Ajo përfshiu hashtagun #AD për të treguar se postimi ishte një reklamë me pagesë, thuhej në padi.

Mayweather promovoi EthereumMax në mbathjet e tij të boksit gjatë një ndeshje të shikuar gjerësisht me yllin e YouTube, Logan Paul, në qershor, ndër të tjerash.

Përfaqësuesit për media të Kim Kardashian dhe Mayweather nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për t’u prononcuar në lidhje me rastin.

EthereumMax, kompania, u përmend gjithashtu në padi.

“Rrëfimi mashtrues i lidhur me akuzat e fundit është i mbushur me dezinformata rreth projektit EthereumMax”, tha EthereumMax në një deklaratë. “Ne i kundërshtojmë akuzat dhe presim që e vërteta të dalë në shesh”.

Padia, e ngritur nga një banor i New Yorkut, i cili bleu tokenët EMAX dhe humbi para, propozohet si një padi e përgjithshme për këdo që bleu tokenët EMAX nga mesi i majit deri në fund të qershorit 2021.

Çështja kërkon kthimin dhe heqjen e fitimeve nga të pandehurit.

Çfarë është një token?

Teknikisht, “token” është vetëm një fjalë tjetër për “kriptomonedhat” ose “kriptoasetet”. Por gjithnjë e më shumë ajo ka marrë disa kuptime më specifike në varësi të kontekstit. E para është një përkufizim për të gjitha kriptovalutat përveç Bitcoin dhe Ethereum (edhe pse teknikisht janë gjithashtu tokena). E dyta është përkufizimi për disa asete dixhitale që funksionojnë në krye të një zinxhiri tjetër të kriptomonedhave, siç bëjnë shumë tokena të financave të decentralizuara (ose DeFi). Tokenët kanë një gamë të madhe funksionesh potenciale, nga ndihma për të bërë të mundur shkëmbimet e decentralizuara deri te shitja e artikujve të rrallë në videolojëra. Por të gjitha ato mund të tregtohen ose mbahen si çdo kriptomonedhë tjetër./Reporteri/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Në gjendje të dehur i sulmon dy gra në Prizren, arrestohet i dyshuari 15 August, 2022
  • 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19 15 August, 2022
  • Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani 15 August, 2022
  • Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet 15 August, 2022
  • Një person raporton në polici se i është vjedhur etherium 15 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top