fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 March, 2021 16:59 Ivica Daçiqi e qet një kusht për t’u ulur në tavolinën e dialogut me Albin Kurtin
  • 8 March, 2021 16:57 Anulohen të gjitha votat për partitë boshnjake në komunat serbe
  • 8 March, 2021 16:47 Haradinaj-Stublla mirëpret vendimin e PZAP-së
  • 8 March, 2021 13:55 Gastronomët anulojnë marshin protestues
  • 8 March, 2021 13:50 Ish-diplomati serb: Kjo është strategjia e Kurtit për dialogun, Perëndimi duhet të ndërhyjë
  • 8 March, 2021 13:47 PZAP ia refuzoi ankesën, Zyberaj: Skandal, po legjitimohet vjedhja e votës
  • 8 March, 2021 13:46 Përfundon protesta, punëtorët e lotarisë i japin ultimatum qeverisë për paga
  • 8 March, 2021 13:44 Kandidatët e LVV-së që pritet të bëhen deputetë si zëvendësues të atyre që do të marrin poste qeveritare
  • 8 March, 2021 13:41 BE-ja tregon çka është mekanizmi special për monitorimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
  • 8 March, 2021 13:39 Edhe Meliza Haradinaj ka kërkuar rinumërim, PZAP ia refuzon ankesën
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kim Kardashian i del në mbrojtje vajzës North ndaj kritikave online
10 February, 2021
Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj gjithë personave që e kanë akuzuar atë dhe vajzën e saj North West, për mos pikturimin e një peizazhi të bukur të cilin ylli televiziv e kishte ndarë me fansat e saj online.

Gjatë ditës së martë, Kim e postoi në Instagram një vepër artistike të vajzës së saj, të shoqëruar me mbishkrimin “Artistja ime e vogël North”.

Por, ky postim i cili kishte për qëllim ta theksojë talentin e shtatë vjeçares North në artin figurativ, nuk u pranua mirë nga publiku të cilët filluan ta sulmojnë online yllin televiziv, duke e thënë se nuk ka gjasa që piktura në fjalë të jetë krijuar nga vajza e madhe e çiftit miliarder, Kim Kardashian dhe Kanye West.

Ata madje e akuzuan Kimin për vënien e emrit të vajzës së saj në pikturë, me anë të photoshopit.

Mirëpo 40-vjeçarja Kardashian nuk lejon në asnjë mënyrë që dikush t’ia sulmojë fëmijët, dhe kështu reagimi i saj ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejt.

Ajo e postoi një mesazh të gjatë në Instagram Stories, ku u tregua e qartë ndaj kritikuesve të vajzës së saj duke shkruar: “Mos luani me mua kur vjen puna tek fëmijët e mi!!! Vajza ime dhe mikesha e saj e ngushtë kanë kohë që e ndjekin një kurs serioz për pikturë në vaj, ku inkurajohet dhe ushqehet talenti dhe krijimtaria e tyre. North ka punuar jashtëzakonisht shumë në krijimin e pikturës së saj, e cila ka marrë disa javë për t’u kompletuar. Si nën krenare, doja ta ndaja punën e saj me të gjithë ju. Por po shoh shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe në media të ndryshme, të postuara nga të rriturit të cilët dyshojnë nëse fëmija im e ka pikturuar këtë peizazh të bukur. Si guxoni t’i shihni fëmijët duke bërë gjëra të mrekullueshme, dhe më pas përpiqeni t’i akuzoni ata për mashtrim dhe ta mohoni faktin se janë të jashtëzakonshëm. Ju lutem ndaloni së turpëruari veten me komente negative, dhe lejojeni çdo fëmijë jetë i mrekullueshëm. North West e ka realizuar këtë pikturë dhe pikë”.

Tutje Kim Kardashian i postoi një sërë prej këtyre reagimeve negative dhe të papranueshme nga publiku, si kundërpërgjigje ndaj shprehisë së njerëzve për të kritikuar vend e pavend. Ajo gjithashtu i postoi disa vizatime nga fëmijëria e reperit, Kanye West, duke treguar se talentin për pikturë North e ka trashëguar nga babai i saj.

 

+ 2
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
9 gratë që kanë ndryshuar botën me gjetjet e tyre në shkencë
8 March, 2021

9 gratë që kanë ndryshuar botën me gjetjet e tyre në shkencë

Në historinë e njerëzimit ka pasur gra të shkëlqyera që kanë luajtur rol themelor në shkencë, por pavarësisht kontributeve të

Lajmet e fundit
  • Milano/ Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më 8 March, 2021
  • Ivica Daçiqi e qet një kusht për t’u ulur në tavolinën e dialogut me Albin Kurtin 8 March, 2021
  • Anulohen të gjitha votat për partitë boshnjake në komunat serbe 8 March, 2021
  • BE: Lajçak foli për gjithçka me Kurtin, është koha që dialogu të përfundojë 8 March, 2021
  • Haradinaj-Stublla mirëpret vendimin e PZAP-së 8 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top