Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha ka dhënë detaje rreth gjendjes së pacientëve kosovarë të cilët po përballen me sëmundjen pandemike Covid-19.
Ajo deklaroi se deri tani në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid Pozitiv, 12 prej tyre janë me oksigjenoterapi.
”I kemi të spitalizuar 53 pacientë të cilët janë Covid Pozitiv, prej tyre 12 raste janë me oksigjenoterapi, janë në gjendje stabile por po menaxhohen ne repartet e Klinikës Infektive”.
”Tre raste janë në mjekimin intenziv në Klinikën Infektive, prej tyre dy janë të intubuar kurse një është me oksigjenoterapi dhe është në gjendje stabile”.
Veç tyre, Ajazaj-Berisha shtoi se sot nga Klinika Infektive sot lirohen tre pacientë të shëruar nga virusi, derisa detaje të tjera shtesë për rastin e 69 vjeçarit që nuk i mbijetoi virusit, nuk dha.
”Sot nga Klinika Infektive do të lirojmë tre pacientë të cilët tanimë janë të shëruar nga Covid-19, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të lirohen në shtëpi”.
”Ne gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur edhe një rast të vdekjes nga Komuna e Suharekës, një 69 vjeçar i cili përveç infeksionit ka pasur edhe probleme të tjera kardiake dhe përkundër të gjitha masave të rianimimit, rasti ka pasur përfundim fatal”.