Klubi anglez në të cilin luante Gazmend Sinani, Leeds Force, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Gazmend Sinanit pas vdekjes së tij në mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku.

“Pusho në paqe Gazmend Sinani. 1991-2018”, shkruan në faqen e këtij klubi në Facebook.
“Leeds Force dhe Liga e Basketbollit të Britanisë do të donim që t’ua shprehnim ngushëllimet tona më të thella familjes dhe miqve të Gazmend Sinanit”.
“Ne, familja e Leeds Force jemi thellësisht e pikëlluar që kemi humbur njërin nga vëllezërit tanë”.
“Gazmendi vdiq në një aksident trafiku dje. Gazmend Sinani ishte një njeri i mrekullueshëm dhe një profesionist i dedikuar”.
“Jemi mirënjohës që e kemi pasur shansin ta njohim. Ai na i pasuroi të gjitha jetët tona”.
“Ai do të jetojë përgjithmonë në kujtimet tona”.