fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
KMDLNj: Specialja nuk garanton gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së
18 February, 2021

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë që të trajtojë ish-krerët e UÇK-së në përputhje me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe në përputhje me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale të Kosovës.

Në një reagim për media, KMDLNj ka përkujtuar sese që nga fillimi ka reaguar për shkeljen e të drejtave të njeriut të të akuzuarve siç është diskriminimi në përkthimin e materialeve e që e vështirëson përgatitjen e mbrojtjes efektive dhe bashkëpunimit mbrojtës – i akuzuar.

“Materialet që iu janë dorëzuar të akuzuarve janë përkthyer vetëm pjesërisht ndërsa Gjykata Speciale deklaron vazhdimisht se materialet po përkthehen. Ende, në disa raste të akuzuarve nuk iu është dorëzuar arsyetimi i plotë i aktakuzës në gjuhën shqipe dhe për këtë nuk kemi asnjë reagim nga i ashtuquajturi Ombudsperson i kësaj gjykate që ka mandat të mbrojë të drejtat e të akuzuarve. Me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me Rregullat Europiane të Burgjeve si dhe me Kushtetutën e Kosovës garantohet një gjykim i drejtë, i pandikuar politikisht dhe i paanshëm duke siguruar të gjitha kushtet për mbrojtje efektive të të akuzuarve e që në rastin konkret keni shkelje të të gjitha këtyre dokumenteve ndërkombëtare si dhe të Kushtetutës së Kosovës, aq më parë që themelues i kësaj Gjykate Speciale është Kuvendi i Kosovës dhe thuhet se kjo gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Prandaj, duhet ta respektojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare e që qartazi nuk e bënë apo e bënë vetëm pjesërisht dhe për nevoja të prokurorisë apo gjykatës, në dëm të të akuzuarve dhe mbrojtjes”, thuhet në reagim.

KDMLNJ ka përkujtuar se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, në disa raste e ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë duke deklaruar se të akuzuarit mund të dënohen me burgim të përjetshëm e që paraqet trysni te gjykata që të mos marrë vendim për mbrojtje në liri për asnjë të akuzuar e që paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut për të akuzuarit.

Në fakt, thuhet tutje në reagim, kjo mund të llogaritet si trysni për trupin gjykues duke i konsideruar fajtorë të akuzuarit, ende pa fillur gjykimi.

“Shkeljeve të drejtave të njeriut të personave të akuzuar po i kontribuon edhe kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trandafilova e cila, në çdo paraqitje po i demonizon të akuzuarit duke deklaruar se duan ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale edhe si të paraburgosur që janë e që është nonsens dhe ndërhyrje flagrante kundër të akuzuarve. Në fund të fundit, nëse Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, sipas të së njëjtës procedurë mund edhe të shfuqizohet”, thekson KMDLNJ.

Ky Këshill ka kërkuar të respektohet e drejta e përdorimit të gjuhëve zyrtare, në përputhje të plotë me Ligjin për Përdorim të gjuhëve në Kosovë. Po ashtu, kërkon që të përfillet kërkesa e të akuzuarve si dhe avokatëve mbrojtës që të furnizohen me kohë nga prokuroria dhe gjykata me materiale që u ndihmojnë në përgatitjen efektive të mbrojtjes sikur që të kenë kohë të mjaftueshme për organizimin e mbrojtjes dhe se gjykimi i përshpejtuar mund të zbatohet vetëm me pëlqimin dhe marrëveshjen e të akuzuarve me prokurorinë dhe gjykatën.

KMDLNJ fton prokurorinë, gjykatën dhe veçanërisht kryetaren e gjykatës të mos e shkelin parimin e prezumimit të pafajësisë, në të kundërtën do të konsiderohet si ndërhyrje flagrante në punën dhe pavarësinë e gjykatës e që, seriozisht e vë në dyshim të drejtën e të akuzuarve për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Gjithashtu është kërkuar nga të gjitha palët që të rezervohen nga çdo deklaratë që ua shkel të drejtat e njeriut personave të privuar nga liria e që mund të ndikojnë në vendimin e gjykatës, e cila ka përgjegjësi të plotë që pas provave të proceduara të marrë një vendim lirues apo fajësues dhe kjo është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e gjykatës kompetente.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
  • Shtatë të vdekur dhe 564 raste të reja me COVID-19 5 March, 2021
  • Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top