fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 March, 2021 15:31 Tri deputetet veterane të LDK-së që mbeten jashtë Kuvendit
  • 4 March, 2021 15:28 Kandidati i LDK-së për deputet e sheh shpëtimin për Kosovën te koalicioni VV-LDK
  • 4 March, 2021 15:11 Kurti: Kushtetuta pengesë, por duhet ta ndryshojmë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen
  • 4 March, 2021 15:04 Dy deputetët e Vetëvendosjes që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit
  • 4 March, 2021 14:44 GAP: Kryetarët e komunave kanë plotësuar më pak se gjysmën e premtimeve të tyre
  • 4 March, 2021 14:42 Kështu duket shtëpia luksoze e Mozzikut
  • 4 March, 2021 14:40 NISMA nuk e kaloi pragun, por sa vota mori Fatmir Limaj
  • 4 March, 2021 14:18 Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori
  • 4 March, 2021 13:54 Nga 120 ulëse në Parlament, 44 prej tyre i fituan gratë
  • 4 March, 2021 13:51 Meghan Markle mohon se ka bulëzuar asistentët e saj në Pallatin Mbretëror
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
KMDLNJ: Vendet e rezervuara në Kuvend po rrezikohen nga Beogradi
22 February, 2021

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka thënë se vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës po rrezikohen për shkak të ndërhyrjes së Beogradit përmes Listës Serbe.

Sipas KMDLNJ’së, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut.

Reagimi i plotë:

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,  anëtarët e komuniteteve jo-shumicë gëzojnë të drejta të veçanta e që mund të merren edhe si shembull edhe për vendet me një demokraci më të zhvilluar se në Kosovë.

Në këtë kontekst janë edhe garancitë për vendet e rezervuara e që në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 po rrezikohen seriozisht për shkak të ndërhyrjes së Beogradit,  përmes Listes Serbe të ndryshojë arkitekturën e përfaqësimit të komuniteteve jo – shumicë duke kontrabanduar vota për favoritët  e tyre në mënyrë që Lista Serbe të kontrollojë 2/3 e deputetëve të komuniteteve jo –shumicë.

Më heret , nën kërcënim , shantazh dhe duke përdorur edhe dhunë fizike , u përjashtuan nga loja politike në Kosovë të gjitha partitë politike serbe në Kosovë, që ishin integruar në strukturat shtetërore dhe shoqërore të Kosovës dhe që punonin për integrimin e serbëve në Kosovë e që, i tëri ky proces kundërshtohej nga Serbia, përmes Listes Serbe.

Kalimi në heshtje i eliminimit të dhunshëm të partive politike që përfaqësonin serbët e Kosovës në planin afirmativ, krijoi kushtet që në zgjedhjet e fundit , kjo dhunë elektorale dhe përpjekje për dominim të shtrihet edhe te komunitetet jo-shumicë përkatësisht te boshnjakët , romët, goranët, ashkalinjtë dhe të tjerët.

Në këtë mënyrë, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut që garanton, në mënyrë të vullnetshme, pa imponim, pa ndërhyrje politike dhe krejtësisht të pavarur të votoni , të zgjidhni apo të zgjidheni. Kjo , në zgjedhjet e fundit është shkelur në mënyrë flagrante sikur që është bërë kriminalizimi i procesit të votimit për komunitetet jo – shumicë,  i planifikuar nga Serbia dhe i zbatuar nga Lista Serbe.

KMDLNj solidarizohet me votuesit e komuniteteve jo – shumicë, votat e të cilëve janë dhunuar nga Beogradi përmes kontrabandimit të votave nga votuesit e nacionalitetit tjetër, në rastin konkret të nacionalitetit serbë e që kanë qenë mbizotëruese për eliminim të përfaqësuesve të vërtetë të kandidatëve  të komuniteteve jo – shumicë, në rastin konkret të atij boshnjakë, romë, goranë dhe ashkalinjë.

KMDLNj kërkon që të bëhet rinumrimi i votave në të gjitha vendvotimet ku dyshohet se ka pasur vota të kontrabanduara e që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve për komunitetin jo – shumicë që në rastin konkret janë dëmtuar duke u eliminuar nga mundësia të përfaqësojnë  komunitetin që i takojnë.

Partitë jo-shumicë duhet ta ndjekin rrugën ligjore,   pas certifikimit të rezultateteve në mënyrë që t’i mbrojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe, në këtë drejtim do ta kenë përkrahjen e parezervë të KMDLNj -së. Nëse edhe pas këtij krimi elektoral që paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë, përmes Listes Serbe, kalohet pa ndërmarrë veprime ligjore dhe kushtetusese , atëherë do të përligjet një presedan shumë i rrezikshëm që, në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, varësisht se sa deputetë do të kontrollohen nga Lista Serbe, përfaqësuesit e komuniteti jo – shumicë do ta pësojnë fatin e partive  politike serbe në Kosovë të cilat, thuaja janë përjashtuar nga procesi politik dhe vendimmarrja për fatin e serbëve që janë integruar apo duan të integrohen në Kosovë. Kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë, në të kundërtën edhe procesi i votimit , sidomos për pjesëtarët e komunitetit jo – shumicë nuk do të ketë kuptim për faktin se për votat e tyre do të vendoset në Beograd dhe jo në Prishtinë.

Do të ishte mirë dhe, madje e domosdoshme që pas shpalljes së rezultateve preliminare, organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet e ngritura nga kandidatët dhe partitë politike të komunitetit jo – shumicë për manipulim të votave nga Serbia dhe Lista Serbe. Realisht , nëse për Iniciativën e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës votojnë kryesisht dhe në disa raste ( nga disa komuna serbe ) ekskluzivisht votuesit serbë, atëherë, vetvetiu lindin dyshime të bazuara për vota klienteliste, të kontrabanduara dhe për qëllime politike.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Shtatë gabime që duhet të ndaloni së bëri nëse keni flokë të buta dhe dobëta
4 March, 2021

Shtatë gabime që duhet të ndaloni së bëri nëse keni flokë të buta dhe dobëta

Këto gabime vetëm sa do të bëjnë flokët tuaj edhe më të dobët. Flokët janë të vështira për tu mbajtur,

Lajmet e fundit
  • Shtatë të vdekur e 591 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë 4 March, 2021
  • Paralajmëron MSH’ja: Nëse s’respektohen masat dhe rriten rastet do të kthehen kufizimet 4 March, 2021
  • Tri deputetet veterane të LDK-së që mbeten jashtë Kuvendit 4 March, 2021
  • Kandidati i LDK-së për deputet e sheh shpëtimin për Kosovën te koalicioni VV-LDK 4 March, 2021
  • SHBA sfidon hapur Rusinë 4 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top