fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 30 June, 2022 11:30 Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim
  • 30 June, 2022 11:27 Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam
  • 30 June, 2022 11:25 Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas
  • 30 June, 2022 11:23 Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut
  • 28 June, 2022 16:19 Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit
  • 28 June, 2022 16:00 Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
  • 28 June, 2022 15:02 Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat
  • 28 June, 2022 15:01 Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë
  • 28 June, 2022 14:40 Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore
  • 28 June, 2022 14:39 Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
KMDLNj: Veteranët të përfshihen në Ligjin për Paga, të mos diskriminohen
6 June, 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka ftuar institucionet e Kosovës të tregojnë, siç shprehen,  më shumë respekt për veteranët e luftës dhe të mos i shpërfillin duke diskrimunar përmes përjashtimit nga Ligji për pagën minimale.

Në një reagim dërguar mediave, KMDLNj, thotë se Policia e Kosovës përdori dy herë gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë veteranët e UÇK-së.

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Sot, më 6 qershor 2022 një numër i konsiderueshëm i veteranëve të UÇK-së protestoi para Kuvendit të Kosovës me kërkesë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të përfshijnë edhe veteranët e luftës në ligjin për pagën minimale që e ka propozuar Qeveria e Kosovës. Mbledhja e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të filloi në ora 11.00 kurse protesta e veteranëve filloi në ora 10.00 dhe po zgjatë ende. Gjatë kësaj proteste që është monitoruar nga KMDLNj –ë, deri më tani Policia e Kosovës përdori dy herë gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë veteranët e UÇK-së që thirrnin të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Rreth Kuvendit të Kosovës dhe në hyrje ishte një numër i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë sikur edhe një top me ujë për shpërndarje të protestave dhe automjete të parapara për kontrollim, menaxhim dhe shpërndarje të protestuesve. KMDLNj –ë që në fillim është deklaruar se numri i veteranëve të luftës është i rritur përtej realitetit prandaj ka kërkuar që kjo listë të përmirësohet dhe ata që vërtetë kanë qenë veteranë dhe të cilët e fitojnë këtë status, duhet të kompensohen me një pagë të dinjitetshme që iu siguron një mbijetesë dhe jetesë në përputhje me nevojat dhe aktualitetin ekonomik. KMDLNj –ë përkrahë çdo protestë paqësore, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut dhe në këtë kontekst e përkrahë edhe protestën e veteran[ve të luftës e cila është imponuar për shkak të shpërfilljes së skajshme që ia bëjnë institucionet aktuale të Kosovës. KMDLNj –ë vlerëson se Kryesia e Kuvendit dhe vet kryetari i Kuvendit është dashur ta pranojnë një grup pëprfaqësues të veteranëve të luftës, të dëgjojnë propozimet e tyre dhe të shmangin konfrontimin e veteranëve të luftës me Policinë e Kosovës e që është krejtësisht e panevojshme. KMDLNj –ë nuk sheh asgjë të keqe nëse një grup përfaqësues i veteranëve të luftës të merr pjesë edhe në seancën e sotme të Kuvendit e që do të ishte si gjest i vullnetit të mirë të institucioneve për tejkalimin e situatës së krijuar që pashmangshëm, nëse nuk zgjidhet do të përshkallëzohet në të ardhmën. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe bartësit e posteve institucionale shtetërore duhet ta kenë të qartë se pa kontributin e këtyre veteranëve, as ata nuk do të ishin në postin dhe vendin ku janë.

KMDLNj –ë e përkrahë protestën e arsyeshme dhe të drejtë të veteranëve të UÇK-së duke ftuar palët që të ulen dhe përmes bisedimeve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë në mënyrë që të mënjanohet përshkallëzimi i situatës sikur që ndodhi sot.

KMDLNj –ë thërret palët për qetësi duke përkrahur çdo protestë, deri në çastin kur është protestë paqësore ndërsa nuk përkrahë asnjë përshkallëzim të situatës pavarësisht nga cila palë vjenë.

KMDLNj –ë ftonë institucionet e Kosovës të tregojnë më shumë respekt për veteranët e luftës dhe të mos i shpërfillin duke diskrimunar përmes përjashtimit nga Ligji për pagën minimale. Në të njëjtën mënyrë po sillen edhe me pensionistët kontributpagues të periudhës para luftës së fundit ndaj të cilëve po bëhet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut në kundërshtim  me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj –ë përkujton opinionin dhe politikbërësit se edhe paga minimale e propuar nga Qeveria e Kosovës ( 264 euro ), më shumë paraqet fyerje për veteranët e UÇK-së se sa që është një vlerësim e lëre më shpagim për kontributin e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë!

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja
7 June, 2022

Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë

Lajmet e fundit
  • Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim 30 June, 2022
  • Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam 30 June, 2022
  • Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas 30 June, 2022
  • Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna 30 June, 2022
  • Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut 30 June, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top