fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 12 December, 2019 17:32 Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian
  • 12 December, 2019 17:29 Cassie Ventura publikon fotografinë e parë të vajzës
  • 12 December, 2019 17:24 “Sweet But Psycho” e Ava Max zgjidhet në mesin e këngëve më të mira “New York Times
  • 12 December, 2019 17:01 Vëllai i Ramë Bujës në gjykatë: As me polici e tenka s’keni me mujt me më pru
  • 12 December, 2019 16:51 Zmajeviqit i konfirmohen 14 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
  • 12 December, 2019 16:32 Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar”
  • 12 December, 2019 16:21 Pezullimi i Ligjit për Pagat, Nitaj: Dikush po do me e bë llugë
  • 12 December, 2019 15:19 LDK reagon pasi që Haki Abazi i quajti zyrtarët e saj arrogantë
  • 12 December, 2019 15:17 Gjuriq thotë se opozita në Serbi po hesht për Reçakun dhe Todosijeviqin
  • 12 December, 2019 15:15 Kurti: Në Qeverinë time, primare do jetë shëndeti i qytetarëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Komandanti i FSK-së në SHBA
21 May, 2018

​Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë në SHBA, nga ku ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet tjera që ka pasur.

Ky është njoftimi: 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku,  atasheu i Mbrojtjes në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë koloneli  Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i  Gardës Kombëtare të Ajovës  gjeneralmajor Timothy Orr,  më 17 maj 2018 mori pjesë  në  ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, ku u prit  nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC.

Gjeneral Rama e  falënderoi Gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm. Ai theksoi vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës  nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria. Në veçanti e falënderoi për  kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Në kuadër të kësaj  vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të  Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer  dhe me ndihmës asistenten e  Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK,  sfidat e sigurisë ne rajon dhe  procesin e  tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme.

Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast  biseduan lidhur me zgjerimin dhe  dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si  dhe e njoftoi për bashkëpunimin  e FSK-së me NATO-n.

Gjeneral Rama pati rastin dhe nderin të takonte të ftuarën e nderit për këtë mbrëmje, zonjën Dr. Heather Wilson, më ç ‘rast theksoi vlerën e partneritetit dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të mbështetur në orientime perëndimore dhe euroatlantike që ka Kosova.

Gjeneral Rama me Sekretaren e Forcave Ajrore biseduan edhe mbi mundësinë për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Kosovë përmes mbështetjes së Forcave Ajrore, si zonë kryesore e misionit të Forcave Ajrore të SHBA-së. Në mënyrë të veçantë ai e falënderoi atë për mundësinë e përfshirjes së Kosovës për të konkurruar për herë të parë, për një vend (kadetë) në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2019.

Gjeneral Rama pati mundësinë të vizitonte edhe  Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku për herë të parë, duke filluar nga gushti i  këtij viti, një pjesëtar i FSK-së dhe një anëtar i PK-së, do të marrin pjesë në këtë universitet. Ky bashkëpunim do të mundësojë zhvillimin profesional të mekanizmave të sigurisë në vend.

Po ashtu  ai  ka pasur  edhe një vizitë të shkurtër në Akademinë e Trajnimit të Shërbimit të Emergjencave të Uashingtonit.

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit në SHBA  u intervistua nga Zëri i Amerikës, mediat e Gardës Kombëtare dhe nga gazetarja e NBC.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian 12 December, 2019
  • Cassie Ventura publikon fotografinë e parë të vajzës 12 December, 2019
  • Ambasadori britanik del optimist nga selia e LDK’së: Po afrohet marrëveshja për koalicionin qeverisës 12 December, 2019
  • “Sweet But Psycho” e Ava Max zgjidhet në mesin e këngëve më të mira “New York Times 12 December, 2019
  • Ish-kryeministri turk formon parti për ta sfiduar Erdoganin 12 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top