James Foggo, komandat i forcave të kombinuara të NATO-s po thotë se që nga muaji i ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të zbatohet një diskutim i gjerë në BE.
Në një intervistë për gazetën serbe Blic ka thënë se do të gëzohet që t’i dëgjojë planet e Thaçit dhe Vuçiqit për marrëveshjen finale.
Foggo tutje deklaroi se edhe te Kosova edhe te Serbia ka mendime të ndryshme, por që ka shpresa se mund të vjen deri te një pajtim, transmeton lajmi.net.
Fogo e vlerësoi si mjaft pozitivr që të rinjtë në Kosovë kanë një të ardhme paqësore, duke theksuar se edhe Ura e Ibrit shumë shpejt do të lirohet.Ndryshe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në shtator.