fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
20 May, 2022

Presidentja e vendit, njëherit Komandantja Supreme e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 257 rekrutëve të rinj të FSK-së.

Në fjalën e saj, Osmani tha se ndjehet krenare që Ushtria e Kosovës po i shton radhët me vajza e djem të rinj, të cilët sipas saj, atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm.

Ajo tha se rekrutët e rinj po e jetësojnë çdo ditë e më tepër ëndrrën e brezave të tërë, që përpos shtetit donin ta kenë edhe ushtrinë e cila do të jetë në funksion të mbrojtjes së vendit e në funksion të mbrojtjes së integritetit territorial të çdo cepi të Kosovës.

“Sikurse dikur, djemtë e vajzat e UÇK-së që bartën mbi supe idealet e lirisë sonë, sot ju mbi supet tuaja mbani idenë e mbrojtjes së lirisë, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Sot FSK-së po i shtohen edhe 257 rekrutë të certifikuar, vajza e djem me të cilët Forca jonë po e rrit numrin e saj në mbi 3 mijë”.

“FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta andaj inkurajojë vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje. Suksesin e dëshmuar në shumë fusha të tjera, e kanë mundësinë ta tregojnë edhe duke e veshur uniformen e FSK-së”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani tha se me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja gjithnjë e më shumë po zhvillohet konfrom standardeve të ushtrive më moderne në botë, teksa shtoi se kjo tregon se e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës ëhstë në duar të sigurta.

Komandantja Supreme tha tutje se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës është domosdoshmëri në kohën kur paqja globale po sfidohet çdo herë e më tepër e kur tendencat autoritariste po ngrenë krye.

“Unë kam besim në profesionalizmin e ushtarëve tanë dhe jam e sigurt se këta rekrutë janë të gatshëm që kurdo Republikës sonë t’i bëhen mbrojtës”.

“Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë se do të gjinden forca që duan ta shkatërrojnë paqen dhe ta cenojnë të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne, e kemi provuar të njëjtën gjë më parë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë, ta rrisim sa më shumë, në mënyrë që ajo të jetë e gatshme jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e besueshme e aleatëve tanë në NATO, aleancë në të cilën synojmë ta anëtarësojmë Kosovën”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Në fjalën mbyllëse, Osmani tha se sytë e Kosovës janë kah rekrutët e FSK-së e shpresa është e varur tek ta dhe se synimi i Kosovës është paqja dhe nuk duhet lejuar që ajo të cenohet nga askush.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top