fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 July, 2022 11:16 Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë
  • 4 July, 2022 11:12 Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni
  • 4 July, 2022 11:05 Konjufca e uron 4 korrikun: ShBA-ja, fanar i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit
  • 4 July, 2022 11:02 Beogradi i reagon Kurtit pasi iu drejtua serbëve me një video për targat
  • 4 July, 2022 11:00 Nervozohet Brnabiq me vendimin e Kosovës për targat
  • 4 July, 2022 10:52 Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova
  • 4 July, 2022 10:51 Osmani: Sot populli i Kosovës iu bashkohet me gjithë zemër amerikanëve në festimin e 4 korrikut
  • 4 July, 2022 09:17 Këngëtari i njohur do të bëhet baba, partnerja e tij shihet me barkun e rrumbullakosur
  • 4 July, 2022 09:15 Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka
  • 4 July, 2022 09:09 Drita Ziri zgjidhet Miss Shqipëria 2022
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Komisionerja e KiE-së Mijatoviq e përfundon vizitën në Kosovë
3 June, 2022

Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, ka përfunduar vizitën e saj në Kosovë, pas takimit me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe organizatave ndërkombëtare në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Vizita që u zhvillua nga 30 maji deri më 3 qershor, u fokusua në drejtësinë tranzicionale dhe kohezionin social, lirinë e medias dhe aspektet kryesore të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, thuhet në një deklaratë për shtyp të KiE-së.

“Komisionerja adresoi disa nga sfidat për mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përparimin e bërë në këtë fushë që nga misioni i paraardhësit të saj në vitin 2017″, thuhet në deklaratë ku shton se diskutimet e saj janë fokusuar në kërkimin e personave të zhdukur, lufta kundër mosndëshkimit për krimet e kohës së luftës, aksesi në dëmshpërblime efektive dhe adekuate për viktimat e dhunës seksuale të lidhur me luftën, të drejtat gjuhësore të komuniteteve joshumicë”.

“Së fundmi, për sa i përket të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, shkalla e lartë e papunësisë tek gratë, aksesi në arsim dhe mbrojtja e viktimave të dhunës në familje ishin ndër çështjet me interes që u diskutuan”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndryshe Kosova ka aplikuar më 12 maj të këtij viti, për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton
4 July, 2022

Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton

Tradhëtia është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin. Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi

Lajmet e fundit
  • Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë 4 July, 2022
  • SHBA porosit 105 mln doza vakinash, përgatitet për valën e vjeshtës 4 July, 2022
  • Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni 4 July, 2022
  • Goditet me 20 plumba një lokal në magjistralen Prishtinë-Ferizaj 4 July, 2022
  • Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë 4 July, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top