fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Konfirmohen gjashtë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
8 February, 2022

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, së bashku me Sekretariatin e KPK-së, në bazë të Rregullores 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, ka bërë hapjen e aplikacioneve dhe ka shikuar materialet e pranuara nga gjashtë kandidatë, të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Procesi i shikimit të materialeve të këtyre gjashtë kandidatëve është zhvilluar në prani fizike dhe përmes platformës Zoom të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së, EULEX-it, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili është implementues i Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol, Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pas shikimit të materialeve të dorëzuara nga ana e kandidatëve, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, duke u bazuar në mandatin e tij dhe në kriteret e parapara me rregullore, ka konfirmuar se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar i kanë plotësuar kriteret dhe konsiderohen formalisht si kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe që kanë plotësuar kriteret janë:

1. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo listë me emrat e kandidatëve do të dërgohet te Këshilli Prokurorial i Kosovës për konfirmim final.
​
Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top