fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 30 June, 2022 11:30 Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim
  • 30 June, 2022 11:27 Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam
  • 30 June, 2022 11:25 Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas
  • 30 June, 2022 11:23 Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut
  • 28 June, 2022 16:19 Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit
  • 28 June, 2022 16:00 Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
  • 28 June, 2022 15:02 Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat
  • 28 June, 2022 15:01 Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë
  • 28 June, 2022 14:40 Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore
  • 28 June, 2022 14:39 Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Konglomerati turk blen Ferronikelin: Do ta bëjmë kompaninë më të mirë në Evropë
7 June, 2022

Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie.

Përmes një komunikate për media, kompania, thotë se konglomerati turk ka interesim për ta bërë Ferronikelin një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit.

“ YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë. Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për një tranzicion të qetë.

“NewCo Ferronikeli” është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. “NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin  fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.

YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur aktivitetin në fushën e metaleve dhe minierave, për ndërtimin e një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. Plani i propozuar i biznesit do ta shndërrojë “NewCo Ferronikel”-in në njërën prej fabrikave më të vlefshme të Grupit YILDIRIM.

Me këtë rast, dega e Grupit YILDIRIM, YILDAMIN Holding zgjeron gamën e prodhimit të ferroaliazheve. Kompania, tashmë, renditet e katërta në botë në biznesin e Kromit, e dyta në botë për prodhimin e Ferrokromit me Karbon të Lartë (HC FeCR) dhe është lidere në fushën e prodhimit të Kromit me Kualitet të Lartë dhe sektorin minerar.

Kompania tashmë zotëron edhe fabrika të prodhimit të Koksit Metalurgjik me Fosfor të Ulët në Kolumbi si dhe një fabrikë metalurgjike të Ferrovanadiumit dhe Ferromolibdenit në SHBA. YILMADEN Holding punëson mbi 7,500 punonjës në tetë vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA. Kompania eksporton produktet  e saj në më shumë se 100 vende të botës, përmes më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes, të vendosura gjithandej botës.

Me selinë qendrore në Stamboll të Turqisë, Grupi YILDIRIM është një prej grupeve të angazhuara në sektorët e industrisë dhe infrastrukturës, që ka rritjen më të shpejtë në nivel global. Grupi industrial botëror ka një prodhimtari të diversifikuar mirë, duke qenë aktiv në nëntë sektorë globalisht: kryesisht në sektorin e metaleve dhe minierave, operimin dhe menaxhimin e porteve, fertlizuesve dhe kemikaleve, energjisë, transportit dhe logjistikës, investimeve financiare dhe pronave private. YILDIRIM operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja
7 June, 2022

Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë

Lajmet e fundit
  • Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim 30 June, 2022
  • Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam 30 June, 2022
  • Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas 30 June, 2022
  • Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna 30 June, 2022
  • Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut 30 June, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top