Ushtruesi i deritanishëm i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka dorëzuar detyrën presidentes së zgjedhur Vjosa Osmani.
Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës me 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Me votimin e sontëm në kuvend, Osmani është bërë presidentja e gjashtë e zgjedhur e Kosovës.