Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë punën ne seancës së sotme duke thënë se s’ka kushte për t’u zhvilluar më tutje dhe se do të thërret për një seancë tjetër.
Aty nuk pati kuorum për ta votuar Projektligjin për pagën minimale, ku pro tij votuan 51 deputetë. Po ashtu as në herën e dytë, PDK-së nuk i kaloi mocioni për shtyrje të pikës për pagën minimale.
Në mungesë kuorumi, Kuvendi ndërpreu punën.