fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Korrupsion brenda komunës së Klinës, detaje nga aktakuza kundër tre zyrtarëve
21 July, 2022

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve komunal të Klinës, Lorenc Marleku – drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Gashi – udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori, dhe Nazif Gashi – inspektor i ndërtimit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Gazeta Express posedon aktakuzën e këtij rasti dhe në vijim ju sjellë detajet.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, pretendon se Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Lorenc Marleku, të paktën në tri raste ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, teksa për udhëheqësin e sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori, Ali Gashi, prokuroria ka gjetur të paktën dy raste dhe për inspektorin e ndërtimit thotë se nga viti 2019 dhe në vazhdimësi edhe sot nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare.

Prokuroria Themelore e Pejës, pretendon se “me datën 09.11.2020, në objektin e Komunës së Klinës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë që, i pandehuri Lorenc Marleku, si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit – K. Klinë, ndërsa i pandehuri Ali Gashi, si udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit pranë kësaj drejtorie, fillimisht lëshojnë lejen ndërtimore me nr. 06. nr. 351-37813/2019, dt. 20.09.2019, me etazhitet B+P+5E, e më pas duke vepruar në kundërshtim me nenin 5, 14, 20 dhe 21 të Ligjit për Ndërtim  dhe Planin Rregullues Urban, me dt. 09.11.2020, lëshojnë lejen ndërtimore me nr. 06. nr. 351-30951/2020 për rindërtim, me etazhitet B+P+7E (plus dy kate shtesë) dhe zgjerimin e katit të pestë dhe harmonizimin e këtij kati me katin karakteristik, duke i mundësuar kështu subjektit ekonomik “Elite Residence”, me pronar/investitor Bardhyl dhe Kreshnik Raci, përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit me 3876.00m2, me vlerë investive prej 2,872,315.00€”.

Me çka, sipas prokurorisë, në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Në aktakuzë, tutje, thuhet se “me datë 07.08.2020, në objektin e Komunës së Klinës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë që, i pandehuri Lorenc Marleku, si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit – K. Klinë, ndërsa i pandehuri Ali Gashi, si udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit pranë kësaj drejtorie, fillimisht investitorit i’a lëshojnë lejen ndërtimore me numër 06.nr.351-39153/2019, dt. 04.10.2019, me ç’rast i lejohet ndërtimi i objektit afarist-banesor në dy lamela dhe atë Lamela I, me etazhitet B+P+6+NK dhe Lamela II, me etazhitet B+P+3K, e më pas duke vepruar në kundërshtim me nenin 5, 14, 20 dhe 21 të Ligjit për ndërtim  dhe Planin Rregullues Urban, më pas lëshojnë lejen ndërtimore me nr. 06.Nr.351-15794/2020, me te cilën lejojnë rritjen e etazhitetit në Lamelën II, në tri kate shtesë dhe atë B+P+6E+K, duke i mundësuar kështu subjektit ekonomik “Guri-Klinë”, me pronar/investitor Fidan dhe Burim Marmullaku, përfitimin e dobisë pasurore përmes rritjes së etazhitetit dhe sipërfaqes së objektit prej 1671.21m2, me vlerë investive prej 467.938.8€”.

Me çka, sipas prokurorisë, në bashkëkryerje kanë kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

I pandehuri Lorenc Marleku, “Me dt. 12.07.2019 dhe dt. 22.04.2020, në objektin e Komunës së Klinës, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë që, i pandehuri Lorenc Marleku, si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit – K. Klinë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 129 të Ligjit për Hekurudhat , i cili përcakton distancën e ndërtimeve të objekteve në largësi prej 25m nga hekurudhat, me dt. 12.07.2019, pa qenë i autorizuar me ligj, nxjerr vendimin me nr. 06 nr. 350-20944/19, me të cilin i kishte lejuar investitorit ndërtimin e objektit në distancë prej 20.05m largësi nga vija hekurudhore Klinë – Prizren, ndërsa që me dt.  22.04.2020, nxjerr vendimin nr. 01 nr. 3509362/20, duke ndryshuar vendimin paraprak dhe duke e zbritur distancën e largësisë së objektit nga vija hekurudhore Klinë-Prizren në 17m, duke i mundësuar kështu subjektit ekonomik “Elite Residence”, me pronar/investitor Bardhyl dhe Kreshnik Raci, ndërtimin e objektit te përshkruar si në dispozitivin I, të kësaj aktakuze”.

Me çka, sipas prokurorisë, ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

Prokuroria pretendon se Nazif Gashi, nga “data 12.04.2019, e në vazhdimësi deri me sot, në rr. “Sadik Rama”, K. Klinë, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë, i njëjti si inspektor i ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit, K. Klinë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 29, 30 dhe 31 të  Ligjit për Ndërtim , si dhe nenit 6 par. 3 nënpar. 3.8 dhe nenit 15 par. 1 nënpar. 1.2 te Udhëzimit Administrativ , nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 te Ligjit për Inspektorat , mundëson ndërtimin e objektit afarist në kundërshtim me kushtet me nr. 06.nr. 350-3315/2019 dhe lejen ndërtimore nr. 06.nr.351-9694/2020, me ç’rast investitori Xhevdet Rexhepi, pronar i subjektit ekonomik “Viva Fresh”, gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive preliminare prej 40.604.00€, tejkalon vijën ndërtimore prej 250m² nga rruga sekondare në anën lindore të ngastrës, pastaj kalon në ngastrën kadastrale me nr. 77/0, titullar PSH- Ujërat (MMPHI), duke kaluar vijën kadastrale të kësaj ngastre prej 50 cm, si dhe në tërësi objekti nuk është i ndërtuar në teren në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit”.

“Me çka ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

II. Nga data 12.07.2019 e në vazhdimësi deri me sot, në rr. “Mehdi Morina”, K. Klinë, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë, i njëjti si inspektor i ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit, K. Klinë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 29, 30 dhe 31 të  Ligjit për Ndërtim , si dhe nenit 6 par. 3 nën par. 3.8 dhe nenit 15 par. 1 nen par. 1.2 te Udhëzimit Administrativ , nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 te Ligjit për Inspektorat , mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në kundërshtimin me kushtet ndërtimore me nr. 06.nr. 350-20944/2019 dhe lejen ndërtimore me nr. 06 nr.351-37813/2019, me ç’rast investitorët Bardhyl dhe Kreshnik Raci, pronarë të objektit afarist-banesor “Elita Residence”, gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive preliminare prej 4.412.460€, tejkalojnë vijën ndërtimore në anën e hekurudhës (InfraKos) prej 165m², pastaj tejkalojnë vijën ndërtimore me konzolla dhe ballkone në të gjitha anët e objektit, me sipërfaqe prej 317m², e po ashtu në tërësi objekti nuk është i ndërtuar në teren në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit,

Me çka, sipas prokurorisë së Pejës, ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

“Nga data 04.10.2019, e në vazhdimësi deri me sot, në rr. “Ali Kelmendi”, K. Klinë, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në shumën që tejkalon 5.000.00€, në atë mënyrë, i njëjti si inspektor i ndërtimit pranë Drejtorisë së Inspektoratit, K. Klinë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 29, 30 dhe 31 të  Ligjit për Ndërtim , si dhe nenit 6 par. 3 nën par. 3.8 dhe nenit 15 par. 1 nen par. 1.2 te Udhëzimit Administrativ , nuk ndërmerr veprimet e nevojshme për të zbatuar inspektimin sipas autorizimeve dhe obligimeve të tij ligjore, si dhe duke mos zbatuar përgjegjësitë që dalin nga pozita e tij dhe atë në kundërshtim me nenin 14, 17, 23 e 24 te Ligjit për Inspektorat , mundëson ndërtimin e objektit afarist-banesor në kundërshtim me kushtet ndërtimore me nr. 06.nr. 350-32033/2019 dhe lejen ndërtimore me nr. 06.nr.351-39153/2019, me ç’rast investitorët Burim dhe Fidan Marmullaku, pronarë të objektit afarist-banesor “Guri Klinë”, gjatë ndërtimit të objektit me vlerë investive prej 2.210.521.60€, bëjnë zgjerimin e dy Lamelave me diferencë në sipërfaqe prej 3137m² (45.30%), pastaj tejkalojnë vijën ndërtimore me konzollën në katin e parë dhe ballkonet të evidentuar si 2, 4 dhe 5, e po ashtu në tërësi objekti nuk është i ndërtuar në teren në formën dhe sipërfaqen e ndërtesës siç parashihet në kushtet e ndërtimit, me çka ka kryer vepër penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77, të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top