fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 December, 2019 16:21 Young Zerka paralajmëron surprizën e radhës
  • 11 December, 2019 16:18 Vdes aktori i filmit “Alice”
  • 11 December, 2019 16:14 Sindikalistët nuk mohojnë grevat e përgjithshme
  • 11 December, 2019 15:54 Nis me dyer të mbyllura takimi i Albin Kurtit me përfaqësuesit e Sindikatave
  • 11 December, 2019 15:45 Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi
  • 11 December, 2019 15:37 Vuçiq: Kurrë s`do ta njohim Kosovën
  • 11 December, 2019 15:34 Tahiri ia kujton Vuçiqit intervenimin e NATO-s
  • 11 December, 2019 15:30 Mustafa: Kosova vazhdon të pranojë dhe integrojë të kthyerit nga Siria
  • 11 December, 2019 15:27 Sot pritet takimi mes Kurtit e Mustafës
  • 11 December, 2019 13:43 MPJ thotë se do të ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët e lartë serbë që kryen krime në Kosovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kosova është vonuar me planin për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit
15 May, 2019

Kosova është vonuar shumë në aprovimin e planit kombëtar për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri.

Ekspertja për siguri, Besa Kabashi Ramaj tha se vendi ynë do të duhej që tre vjet më parë të kishte të gatshëm planin për riintegrim.

Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës nuk japin detaje se çfarë do të ndodhë me riintegrimin dhe rehabilitimin e këtyre personave, në veçanti për përfshirjen e fëmijëve në procesin mësimor.

Institucionet kosovare janë shumë vonë me përfundimin e një plani kombëtar për riintegrimin e personave të kthyer nga zonat e konfiktit në Siri. Madje, ekspertja për siguri, Besa Kabashi Ramaj i tha Radio Kosovës se ky plan do të duhej të bëhej tre vjet më herët. Sipas saj, pa një plan të tillë mund të cenohet edhe siguria publike.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë jashtëzakonisht vonë me finalizimin dhe aprovimin e një plani kombëtar për riintegrim pa të cilin asgjë nuk mund të ndodhë në një mënyrë të harmonizuar dhe pa të cilin, mendoj se ne do të dështojmë edhe në trajtimin e personave të kthyer nga Siria, por edhe për të mbrojtur sigurinë publike të qytetarëve tanë”, tha ajo.

Se institucionet e vendit janë shumë vonë dhe ende pa koordinim për riintegrimin dhe rehabilitimin e personave të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri, flet edhe fakti që Ministria e Arsimit ende nuk ka një plan për përfshirjen në procesin mësimor të fëmijëve të kthyer. Kështu i tha Radio Kosovës zëdhënësi në Ministrinë e Arsimit, Valmir Gashi në një bisedë telefonike.

Po ashtu, në qeverinë e vendit nuk kanë bërë të ditur se cili do të jetë plani për riintegrimin e personave të kthyer nga Siria, në veçanti për përfshirjen e fëmijëve në procesin mësimor. Koordinatori nacional, Fatos Makolli thotë se janë duke punuar në këtë drejtim, por që sipas tij, tani për tani, nuk mund të flasin për detaje.

”E kanë planin ata, por tash për tash nuk po e shohin të përshtatshme për të komunikuar. Pak është edhe për shkak të publikimit të emrave të fëmijëve në media. Është pak problematike”, ka thënë ai.

Ndërkaq, në një përgjigjeje elektronike, Zyra e Avokatit të Popullit thotë se institucionet përkatëse shtetërore janë duke punuar në realizimin e të drejtave të këtyre personave si dhe ka nisur procesi i rehabilitimit për fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit në Siri, si një nga fazat që ata do ta kalojnë para se të përfshihen dhe të vijojnë mësimin në shkollë.

Gjithashtu, përfshirja e fëmijëve në shkolla është pjesë e fazës së riintegrimit, e cila do të zhvillohet në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe do të marrë parasysh nevojat individuale të fëmijëve për mësim.

E drejta për arsimim është një prej të drejtave themelore që u njihet fëmijëve, përfshirë këtu edhe fëmijët e kthyer nga zonat e konfliktit në Siri, e garantuar përveç tjerash edhe me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, e cila duhet të zbatohet nga institucionet shtetërore në Kosovë, thuhet më tej në përgjigjen elektronike nga Zyra e Avokatit të Popullit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje
11 December, 2019

A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një

Lajmet e fundit
  • Goran Rakiq paralajmëron formimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa e pyetur Kosovën 11 December, 2019
  • A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje 11 December, 2019
  • E duan në Europë, Sampaoli largohet nga Santos 11 December, 2019
  • Young Zerka paralajmëron surprizën e radhës 11 December, 2019
  • Vdes aktori i filmit “Alice” 11 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top