Ka përfunduar ndeshja në mes të Spanjës dhe Kosovës me rezultat 3:1.
Ndonëse Kosova nuk fitoi me rezultat ndaj Spanjës, një fitore simbolike e arriti kur kjo e fundit u “dorëzua” dhe në stadiumin ” u intonua himni i vendit tonë dhe u vendos flamuri kaltëreverdh.
Golin e parë për spanjollët e realizoi Daniel Olmo në minutën e 34-të.
Epërsinë e ngriti Ferran Torres pas vetëm dy minutash pas golit të parë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2:0.
Ndërkaq “Dardanët” arritën ta ngushtojnë epërsinë me Besar Halimin i cili përfitoi nga një gabim i portierit dhe shënoi një gol fantastik nga gati gjysma e fushës në minutën e 70-të.
Kurse për rezultatin përfundimtar 3:1 shënoi Gerard Moreno në minutën e 75-të.
Kjo ndeshje është e dyta për Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.