Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Në fillim të janarit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se janë në pritje të një shteti të dhjetë, pa specifikuar se për cilin shtet bëhet fjalë.
Sipas tij, Kosovën e kanë çnjohur: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.
Më 16 janar, ministri i Jashtëm i Togos, deklaroi në Beograd se shteti i tij ka tërhequr njohjen e Kosovës. Është e paqartë nëse Vuçiq ka aluduar në Togon si shteti i dhjetë, në pretendimin e tij për çnjohjen e Kosovës./Express