fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
  • 20 May, 2022 10:53 Ministri Peci në Ditën Botërore të Bletës: E rritëm përkrahjen për 33%
  • 20 May, 2022 10:49 Senatori Murphy: Lidhje e pathyeshme mes Amerikës e Kosovës
  • 20 May, 2022 10:45 Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington
  • 20 May, 2022 10:33 Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim
  • 20 May, 2022 10:31 Hovenier: E dimë se kufiri i Kosovës është në veri të vendit
  • 20 May, 2022 10:25 Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kosova shënon përparim në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021
25 January, 2022

Kosova ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021 teksa është vlerësuar me 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të përgatitur nga organizata Transparency International.

Sipas raportit, Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin, ku siç thuhet “duke hetuar liderët potencialisht të korruptuar”, ku përmenden edhe arrestimet të dhjetëra zyrtarëve e edhe ish-nënkryetarin e komunës së Shtërpcës në një aksion kundër korrupsionit lidhur me ndërtime që supozohet të jenë të paligjshme të vilave në Brezovicë.

Më tej, në këtë raport, Qeverisë së Kosovës, i është bërë thirrje që të sigurohet që emërimet publike të jenë në kohë.

“Megjithatë, qeveria duhet të sigurojë që emërimet publike të jenë në kohë, transparente dhe të paanshme për të sjellë përmirësimet e nevojshme në proceset e prokurimit publik”, thuhet në raportin e Transparency International, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në raport përmendet edhe tranzicioni paqësor i pushtetit ndërmjet qeverive gjatë viteve të fundit, ku gjithashtu përmendet fakti që Parlamenti i Kosovës është i vetmi në Ballkanin Perëndimor dhe i pesti në të gjithë Evropën që pushtetin nuk ia ka deleguar qeverisë në rastin e pandemisë.

Raporti flet edhe për gjendjen e sistemit në Serbi, ku thuhet se vendi nuk konsiderohet më demokratik, por një regjim hibrid, teksa përmendet që qeveria e Vuçiqit është bërë e njohur për ndikimin e madh në media, kërcënimin e kritikëve të pavarur dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mënyrë të padrejtë.

“Mungesa e transparencës së qeverisë rreth investimeve të mëdha të huaja shkakton shqetësim të gjerë, të reflektuar nga vala e fundit e protestave publike kundër një projekti të diskutueshëm të shfrytëzimit të litiumit”, thuhet në raport.

Kurse, Maqedonia e Veriut, sipas Transparency International, pas disa vitesh rënie, rezultati i saj është rritur për katër pikë nga viti i kaluar, teksa përmenden hapat që vendi ka ndërmarrë për t’i ndjekur penalisht zyrtarët e nivelit të lartë për korrupsion.

“Qeveria miratoi gjithashtu një agjendë dhe plan veprimi kundër korrupsionit – të zhvilluar në konsultim me shoqërinë civile – që përfshinte masa të qarta për të luftuar krimin e organizuar, reformën e zgjedhjeve dhe sistemin gjyqësor, si dhe adresimin e nepotizmit dhe ndikimit në praktikat e punësimit publik”, thuhet në raportin e Transparency International.

Raporti i Transparency International, Bosnje dhe Hercegovinën e ka renditur në njërën ndër vendet në pikën më të ulët në Ballkanin Perëndimor, ku thuhet se kriza aktuale politike kërcënon vetë ekzistencën e shtetit.

Në raport thuhet se kriza rrezikon edhe zgjedhjet që do të mbahen atje në tetor të këtij viti, ndërsa gazetarët sipas këtij raporti, po përballen me kërcënime verbale, padi e sulme fizike teksa qeveria po vazhdon t’i manipulojë mediat.

Kriza rrezikon zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Bosnjës dhe Hercegovinës në tetor 2022 dhe po pengon reformat zgjedhore shumë të nevojshme për të siguruar që zgjedhjet të financohen në mënyrë transparente, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe pa presion mbi votuesit.

“Paaftësia e gjykatave për të ndjekur penalisht rastet e korrupsionit është një tjetër pasojë e rëndë e abuzimit të vazhdueshëm të pushtetit”, thuhet në raport, përcjell Klankosova.tv

Në raport thuhet se për çdo përparim domethënës kundër korrupsionit, qeveria në Bosnje dhe Hercegovinë duhet t’i trajtojë këto çështje dhe të miratojë ligje për konfliktin e interesit, prokurimin publik transparent dhe reformën në drejtësi.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ministria e publikon raportin për rastet e reja me Covid në 24 orët e fundit 20 May, 2022
  • Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra 20 May, 2022
  • Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme 20 May, 2022
  • Michel: Personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur, e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në 20 May, 2022
  • QUINT-i i bën prapë thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top