Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga sot e deri më 21 janar.
KQZ ka ofruar një link ku janë të publikuara të gjitha informacionet e detajtuara se si të aplikohet për regjistrim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.
Linku ku mund të regjistrohet votuesit nga diaspora:
http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/