Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e parë që nga emërimi i anëtarëve të rinj, të cilët u betuan një ditë më parë para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, e ka konfirmuar të enjten për Klankosova.tv, se në mbledhjen e KQZ-së, do të shqyrtohet rekomandimi i kandidatëve të radhës për zëvendësimin e deputetëve të cilët janë bërë ministra.
“Pesë kandidatë janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po kaq nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një nga Nova Demokrastka Stranka”, ka thënë Elezi.