fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 December, 2019 17:25 Babai i motrave Hadid ndahet nga modelja 32 vjet më e re
  • 9 December, 2019 17:23 Pas falimentimit, vjehrri i Dua Lipës ndahet nga e dashura 32 vite më e re
  • 9 December, 2019 17:20 Të drejtat e njeriut në shumë raste nuk respektohen në Kosovë
  • 9 December, 2019 17:18 Mohimi i masakrës së Reçakut, Ambasada zvicerane i reagon Vuçiqit
  • 9 December, 2019 17:16 Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në
  • 9 December, 2019 17:14 Në universitetin më të mirë në Japoni, vetëm 20 për qind janë vajza
  • 9 December, 2019 17:03 Owen Wilson paguan 25 mijë dollarë çdo muaj për të bijën që nuk e ka takuar kurrë
  • 9 December, 2019 16:42 Zbulohen nominimet e Golden Globes, Netflix dominon, ‘Game of Thrones’ jashtë garës
  • 9 December, 2019 16:36 Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën
  • 9 December, 2019 16:23 Ambasadorja Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Krasniqi: Rusët dhe kinezët e dinë se si janë ndarë me shqiptarët
24 November, 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se forcat ogurzeza kudo që shfaqen, në Beograd, Moskë a Pekin, duhet ta dinë, se shqiptarët nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë kurrë pushtues.

Sipas Krasniqit ky fakt nuk do t’i shmangë në asnjë kohë për ta mbrojtur shtetin e tyre të fituar me sakrifica të shumta.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Si po shkruajnë mediet sot, më 23 nëntor 2018, shovinistet rus të instaluar në MJR, qenkan vërë më të katër këmbët në mbrojtje të banditëve serb që para do kohe e patën vrarë politikanin serb Oliver Jovanoviq. Se ruset janë shovinist nuk ka asnjë dyshim, pasi për ketë fenomen para një shekulli pat shkruar edhe V. I. Lenini, i cili pat thënë:

“Po ta gërvishtesh komunistin rus, del shovinisti rusomadh”. Ketë konstatim të Leninit e ka konfirmuar dhe e konfirmon e gjithë historia e tyre, sidomos ajo e pas viteve të ‘50-ta kur u munduan të ngulnin këmbë edhe në Shqipëri siç bënë në Hungari e Çekosllovaki, por nga Shqipëria dolën “me bisht nën shalë”. Në fund të shekullit XX edhe nga Kosova, po ata banditë që po i mbrojnë sot qenë detyruar të ikin në të njëjtën mënyrë.

Ruset dhe të gjithë ata që i mbështesin kriminelët, qofshin ata edhe kinezët, duhet ta dinë se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe policia jonë dhe në koftë nevoja i gjithë kombi ynë do të behën ushtarë në mbrojtje të atdheut!

Nëse është e saktë kjo që thonë mediet, ruset dhe kushdo tjetër duhet ta dinë se shqiptarët e forca e sigurisë së tyre, nuk janë forca pushtuese, por forca që garantojnë rend e siguri për çdo qytetar të Kosovës. Kësaj radhe ishin në mbrojtje të qytetarëve serbë te Kosovës. Ne, në Kosovë, nuk jemi as serbe e as rusë që pushtojmë toka të huaja, por i mbrojmë trojet tona dhe do t’i mbrojmë në çdo kohë dhe kundër kujtdo.

Natyrisht ne na vije keq pse një shtet i madh siç është Rusia, i cili do të duhej të ishte në shërbim të paqes në nivel global u del në krah banditëve ordinerë që kanë vrarë bashkëkombësin e tyre?! Ministria e Jashtme Ruse paska deklaruar: “Ne e konsiderojmë pushtimin nga forcat speciale kosovare të pjesës së popullsisë serbe të Mitrovicës në mëngjesin e 23 nëntorit si një provokim i radhës nga Prishtina me qëllim të shtypjes së serbëve të Kosovës nga provinca… Ne e dënojmë fuqishëm eskalimin e konflikti nga ana e Prishtinës”.

Këto forca ogurzeza kudo që shfaqen, në Beograd, Moskë a Pekin duhet ta dinë, se shqiptarët nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë kurrë pushtues, por ky fakt nuk do t’i shmangë në asnjë kohë për ta mbrojtur shtetin e tyre të fituar me sakrifica të shumta!

Ne jemi të bindur, se të dy shtetet e mëdha që qenkan verë në mbrojtje të banditëve e dinë dhe e dinë mirë se shqiptarët në kohë të largëta, në kohën e Skënderbeut kanë luftuar me Perandorin Osmane dhe kanë fituar, në shekullin XX, ata e kanë të freskët sesi janë ndarë me Shqipërinë e Enver Hoxhës.

Veç këtyre që u thanë, ata duhet ta dinë se në mileniumin e ri, shqiptarët kanë krijuar miqësi të reja dhe janë në mbrojtje të sigurisë në nivelin Global.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë
9 December, 2019

Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë

Një grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e cila jeton në lidhje poligamie me katër burra, është shtatzënë dhe

Lajmet e fundit
  • Babai i motrave Hadid ndahet nga modelja 32 vjet më e re 9 December, 2019
  • Pas falimentimit, vjehrri i Dua Lipës ndahet nga e dashura 32 vite më e re 9 December, 2019
  • Të drejtat e njeriut në shumë raste nuk respektohen në Kosovë 9 December, 2019
  • Mohimi i masakrës së Reçakut, Ambasada zvicerane i reagon Vuçiqit 9 December, 2019
  • Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në 9 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top