fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 December, 2019 11:41 Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave
  • 13 December, 2019 11:34 BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego”
  • 13 December, 2019 11:26 Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:24 Për një vit asnjë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:17 Shkolla “Faik Konica” nuk i përgjigjet grevës
  • 13 December, 2019 11:15 Kryeministri bullgar flet për NATO-n: Kosova është pas nesh
  • 13 December, 2019 11:11 Sot shënohet njëvjetori i miratimi të ligjeve për FSK-në
  • 13 December, 2019 11:07 Emërimi i 79 noterëve të rinj, në dorë të qeverisë së re
  • 13 December, 2019 11:04 Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
  • 13 December, 2019 11:03 Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Krasniqi: S’kemi frikë nga zgjedhjet, Ramushi fiton më së shumti nga rrëzimi i Qeverisë
31 January, 2019

Për njërin prej udhëheqësve të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe nuk mund t’i prishë raportet Kosovë – SHBA edhe pas presionit që po bën kjo e fundit. Për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë Haradinaj, ku partner koalicioni është Nisma, Krasniqi thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve. Jakup Krasniqi komenton edhe përplasjen Thaçi – Haradinaj.

Vendosmëria e kryeministrit Haradinaj për mosheqjen e taksës ndaj Serbisë që po merr përkrahje edhe nga partneri i koalicionit Nisma, mund t’i kushtojë me rrëzim të Qeverisë. Por edhe nëse do të ndodhë kjo, Jakup Krasniqi thotë se partia e tij nuk u frikësohet zgjedhjeve. Ai thekson se kësaj situate duhet t’i frikësohen ata që nuk e kanë gatishmërinë për t’i mbrojtur interesat e vendit. Në këtë situatë më së shumti do të fitojë Ramush Haradinaj, thotë ai.

“Ndoshta edhe mund të ndodhë, por nga kjo askush nuk mund të fitojë më shumë sesa Ramushi. Ne nuk e kemi asnjë arsye që t’u frikohemi zgjedhjeve të reja. Le të frikësohen të gjithë ata që nuk po e kanë gatishmërinë për t’i mbrojtur interesat e shtetit e të kombit! Po sekush duhet të mendojë për interesin e vendit e kombit e jo të pushteteve personale”, tha Krasniqi.

Krasniqi vlerëson se taksa nuk i prish raportet SHBA – Kosovë. Ai thotë se presioni amerikan duhet të drejtohet nga Serbia pasi, sipas tij, ata janë shkaktari i të këqijave në Evropë.

“Taksa nuk mund ta prishë partneritetin me SHBA-në, ajo po i prish raportet e atyre që nuk janë të gatshëm të vendosin politika reciprociteti më Serbinë e disponuar armiqësisht, me ata që luftojnë për t’i mbrojtur interesat e shtetit e të qytetarëve tanë. Presioni duhet të drejtohet ndaj Serbisë, pasi ajo është shkaktari i të gjitha të këqijave në Evropë”, u shpreh Krasniqi.

Jakup Krasniqi e ka komentuar edhe përplasjen virtuale mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj. Raportet u acaruan edhe më shumë gjatë vikendit kur Thaçi shkroi se bora do të shkrihet por shpreson të mos bëhet skllotë, kjo deklaratë erdhi pasi Haradinaj ishte shprehur se bora do të shkrihej dikur.

Për këtë, Krasniqi tha se Haradinaj është në krye të detyrës që duhet mbështetur fuqishëm.

“Kryeministri Haradinaj është në krye të detyrës e përgjegjësive të tij kushtetuese, për çka duhet mbështetur fuqishëm. Drejtuesit e shtetit duhet të jenë në krye të përgjegjësive të tyre kushtetuese”, përfundoi ai.

Ende nuk dihet nëse kjo Qeveri i ka ditët e numëruara në pushtet. Sot liderët shtetërorë kanë zhvilluar takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas të cilit Ramush Haradinaj tha se këtë javë mund të ndodhin zhvillime. Ndërsa Hashim Thaçi e quajti takim të zakonshëm duke shtuar se nuk ka agjendë as individ qe e prish miqësinë e Kosovës me SHBA-në./Express/

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori 13 December, 2019
  • Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave 13 December, 2019
  • Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani 13 December, 2019
  • BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego” 13 December, 2019
  • Daçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës 13 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top