fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kritikohet qasja e BE-së për vonesë në liberalizimin e vizave
24 October, 2018

Kritikohet qasja e Bashkimit Europian ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, pasi që BE-ja po ua mohon atyre të drejtën e lëvizjes së lirë përmes liberalizimit të vizave, për shkak se politika apo gjyqësori kosovar nuk i kanë kryer detyrat.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar që BE-ja të marrë veprime karshi tyre, e jo karshi qytetarëve.

Deputetët pranojnë se kanë presion të madh nga qytetarët, pasi që kërkesa kryesore e tyre aktualisht është liberalizimi.

“Është një presion i madh i tyre. Natyrisht se nëse dilni sot në sheshet e Prishtinës ose të secilit qytet të Republikës së Kosovës, kërkesë kryesore nga secili qytetar është liberalizimi i vizave.”

Kështu thotë për Radio Kosovën kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane Blerta Deliu-Kodra, e cila njëherësh kërkon të mos dënohen qytetarët nga Bashkimi Europian.

“E kemi adresuar me të gjithë përfaqësuesit e shteteve të BE-së kur kanë ardhur, që nëse ka konsekuenca politike të merren veprime politike karshi personave, karshi nesh. Por, mos të ketë dënime për qytetarët e Republikës së Kosovës. T’ua bëjmë atyre të mundshme lëvizjen e lirë dhe veprimi ynë politik të mos ketë konsekuenca tek ata.”

Edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, pajtohet që populli nuk duhet t’i bartë pasojat e gabimeve të politikës apo edhe të institucioneve të tjera, dhe se Bashkimi Europian nuk duhet t’i shkelë të drejtat njerëzore të qytetarëve të vendit.

“Shpresojmë shumë që këto shtete do ta kenë parasysh që dëmi më i madh është për rininë e Kosovës, është për qytetarët e Kosovës të cilët po mbesin të izoluar, dhe tek e fundit kjo është edhe çështje e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, sepse liria e lëvizjes është e drejtë themelore e mbrojtur jo vetëm në Kushtetutën e Kosovës por edhe në Konventën Europiane për të drejtat e njeriut.”

Kurse zyra e BE-së në Kosovë ende nuk i është përgjigjur pyetjeve tona pse u mohohet e drejta e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kur detyrat e kërkuara nga BE-ja i adresohen politikës kosovare dhe gjyqësorit./Rtk/

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top