fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 April, 2021 14:12 Ukë Rugova dhe të tjerët përsëri deklarohen të pafajshëm për krim të organizuar lidhur me vizat italiane
  • 16 April, 2021 14:10 Weidiniger ia sjell Osmanit urimet e presidentit austriak
  • 16 April, 2021 13:47 Bulliqi për rastin e djeshëm në QKMF: Sjellja e mjekut ndodhi nga mbingarkesa e punës
  • 16 April, 2021 13:44 Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së Agim Ramadanit
  • 16 April, 2021 13:20 Ky është dokumenti joformal për ripërcaktimin e kufijve në Ballkan, përmendet edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
  • 16 April, 2021 12:35 Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, reagon Meliza Haradinaj
  • 16 April, 2021 12:11 Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ja çfarë diskutuan
  • 16 April, 2021 11:58 Ministri gjerman për Evropën: Vizatimi i kufijve të rinj të Ballkanit – rrugë e rrezikshme
  • 16 April, 2021 11:31 Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota, çfarë ka ndodhur me aktorin
  • 16 April, 2021 11:17 PDK-ja thërret tri debate parlamentare, i pari për “dështimin e sigurimit të vaksinave”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
KRU Prishtina ndërepret furnizimin me ujë të pishëm në Fushë-Kosovë dhe lagjen “Kalabria”
11 January, 2021

KRU Prishtina ka njoftuar se shkaku i vërshimeve dhe turbullirave ësahtë bërë e pamundur trajtimit i ujit për pije konform standardeve për disa zona dhe për këtë arsye është detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pishëm në Fushë-Kosovë e lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Po ashtu do të ketë ndërprerje edhe në Obiliq e Drenas.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njejtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që, e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije komfor standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije ( me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja ), jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes , ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

KRU Prishtina ka njoftuar se gjendja më e rënduar është në Fushë Kosovë, ku është thënë se kanë marrë veprime parandaluese duke larguar nga prodhimi dy puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit në plotni.

“Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje ,Lipjan ,Peran ,Vragoli dhe Miradi të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore janë afër rrezikut për t’u vërshuar, andaj jemi duke punuar me kapacitete të reduktuara . Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc, janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër! Liqenet artificiale Badovci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit prej mbi 2 metra, por që kjo rritje e nivelit nuk ka ndikuar ende në rritje të turbullirës , por me ardhjet e shumta në liqe, pritet turbullim i ujit , me ç’rast do të ndërmarrim veprime konkrete karshi situatës. Ekipa e Laboratorit së bashku me përgjegjësit e këtyre sistemeve prodhuese, po marrin mostra gjatë tërë ditës për të parë më afër cilësinë e ujit pijshëm në rezervuare dhe rrjetin shpërndarës të ujit për të evituar ndotjen eventuale”, thuhet nga KRU Prishtina.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë
16 April, 2021

Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë

Burrë e grua, të dy mbipeshë, tentuan për 7 vite për të lindur një fëmijë, por ishte e pamundur. Kështu

Lajmet e fundit
  • 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 16 April, 2021
  • Osmani: Nuk mund të flitet për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash 16 April, 2021
  • Arrestohen pronarët e dy kompanive në Prizren për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik 16 April, 2021
  • Pahor për dokumentin joformal: Ndryshimi i kufijve në mënyrë paqësore s`është i mundur 16 April, 2021
  • Shoqata e Pulmologëve kërkon lirimin e Ibrahim Hotit 16 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top