fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 15:01 Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë
  • 17 May, 2022 14:54 Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi
  • 17 May, 2022 14:39 Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani
  • 17 May, 2022 14:30 Qeveria në hije e PDK-së, Memli Krasniqi sot jep zyrtarisht detaje për të
  • 17 May, 2022 14:28 Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 14:23 Ambasada amerikane: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje
  • 17 May, 2022 14:07 Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë
  • 17 May, 2022 14:06 Merret vendimi për pilotin grek që vrau gruan e fajësoi shqiptarët
  • 17 May, 2022 14:01 Nagavci: Nga shtatori Kosova-Shqipëria me abetare të përbashkët
  • 17 May, 2022 13:50 Donaldi dhe Bora bashkë, reagon Beatrix Ramosaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kryediplomatja gjermane Baerbock arrin në Kosovë sot pasdite, në aeroport do ta presë Gërvalla
10 March, 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do ta mirëpres sot në Aeroportin e Prishtinës homologen e saj gjermane Annalena Baerbock, njofton zyra për media e kësaj ministrie.

Kryediplomatja gjermane do të qëndrojë dy ditë në Kosovë.

Baerbock pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në ora 16:30

Ministren e Jashtme gjermane do ta pres në takim edhe kryeministri Albin Kurti.

Kryediplomatja gjermane nis turin e saj ballkanik pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Baerbock ka deklaruar se Evropa duhet të jetë e gatshme të investojë në sigurinë e saj afatgjate e cila para së gjithash vlen për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se paqja e sotme në Ballkanin Perëndimor mund të mos jetë e përsosur, por është e çmuar.

“Ne duhet të themi hapur se kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore shumë nga këto vende vitet e fundit. Në këtë kënd të hapur të Evropës po tentojnë të depërtojnë aktorë si Rusia, të cilët nuk kanë interes për të ardhmen evropiane dhe nuk ngurrojnë të rindezin konfliktet e pazgjidhura. Unë jam duke udhëtuar tani në Ballkanin Perëndimor për të dëgjuar se çfarë presin njerëzit atje nga ne, por edhe për ta bërë të qartë se ne nuk do ta lëmë atë rajon në zemër të Evropës nën ndikimin e Moskës”, tha Baerbock.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë 17 May, 2022
  • Del raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus 17 May, 2022
  • Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi 17 May, 2022
  • Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani 17 May, 2022
  • Presidenti i UEFA-s flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top