Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e nisi fjalimin e tij në parlament duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin ka “shkelur në mënyrë flagrante” marrëveshjet e Minskut duke njohur dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore.
Ai tha se “fjalimi nxitës” i presidentit mohoi se Ukraina kishte traditë të shtetësisë së vërtetë dhe “hodhi shumë akuza të tjera të rreme”.
Ai u tha deputetëve se Vladimir Putin duke njohur pavarësinë e këtyre dy rajoneve separatiste të Ukrainës po planifikon pretekstin për pushtimin e pjesës tjetër të Ukrainës, shkruan BBC.
“Ne duhet të përgatitemi për fazat e ardhshme të planit të Putinit”, tha ai, duke shtuar se pritet një ofensivë e përgjithshme prej afro 200,000 trupash.
Kryeministri britanik tha se deputetët do të përpiqen të kuptojnë se si në vitin 2022 një lider mund të komplotojë me qetësi dhe qëllimisht shkatërrimin e një fqinji paqësor.
“Megjithatë, provat në fjalët e tij sugjerojnë se kjo është pikërisht ajo që po bën presidenti Putin”.
“Britania e Madhe duhet të përgatitet për fazat e ardhshme të mundshme të planit të Putinit”, deklaroi ai.