fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 16:21 Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar
  • 20 May, 2022 16:17 Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore
  • 20 May, 2022 16:00 Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat
  • 20 May, 2022 15:57 Kryetari i PDK-së i prezanton 5 prioritetet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë
  • 20 May, 2022 15:55 Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas
  • 20 May, 2022 15:53 Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 11:04 Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kryetari i ri i Asociacionit i kërkon Kurtit ta rishikojë shpejt buxhetin për komunat
6 April, 2022

Kryetari i ri i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka thënë se ata kërkojnë nga Qeveria dhe Kuvendi që sa më shpejt ta rishikojnë buxhetin për vitin 2022, pasi për shkak të ngritjes së çmimeve, nuk po munden t’i kryejnë punët.

Sipas kryetarit të Ferizajt, komunat po hasin në vështirësi edhe me kontratat e vjetra.

“Është një përgjegjësi dhe nder që më kanë bërë. Janë detyrat dhe obligime që dalin nga kjo përgjegjësi e marrë, sepse janë në një kohë të sfidueshme. Edhe vetë Kosova është në moment sfidues, siç është i gjithë globi. Këto çështje lidhen edhe komunat. Janë mori kontratash që komunat i kanë lidhur me kompanitë me çmimet e vjetra dhe shumë kompani kanë paralajmëruar se e kanë shumë vështirë t’i nisin punët në këtë kohë pranverore. Këto çështje do t’i diskutojmë me nivelin qendror sepse nuk janë vetëm të komunave, janë të të gjitha agjencive. Duhet vendimmarrje, nuk është e kollajshme. Është çështje komplekse sepse ka të bëjë me buxhetin. Duhet të ketë sa më shpejt një rishikim të buxhetit. Nuk mundemi që me rishikimin e buxhetit të vitit 2021 të lidhim kontrata për vitin 2022, sepse çmimet janë rritur. Në fund duhet vendimmarrja dhe ajo duhet të jetë e shpejtë”, ka thënë Aliu në  KTV.

Përveç kësaj çështje, Aliu ka thënë se si AKK do të merren edhe me aspektet legjislative.

“Do merremi me Ligjin për vetëqeverisje lokale, me Ligjin e performancës, me çështjen e grantit të katërt për komunat, që jemi dakorduar të jetë më i madh pasi komunat po kanë vështirësi financiare meqë jemi dega e parë ku qytetarët shprehin shqetësimet. Është një çështje që duhet të marrë epilogun edhe në Kuvend”, ka deklaruar Aliu.

Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë, ditë më parë për KTV-në ishte ankuar për të njëjtën çështje.

“Momentalisht halli kryesor i Komunës së Prishtinës dhe i ndërtuesve janë ndryshimet enorme të çmimeve të cilat çdo ditë po rriten. Vetëm para disa jave kemi pasur një ndryshim të madh të bitomenit në asfalt dhe janë shqetësuese ngritjet e këtyre çmimeve. Ne e kemi ngritur edhe në nivelin qeveritar dhe kemi pasur edhe takime të shumta me përfaqësues të ndryshëm që ndikohen nga këto ngritje me qëllim të bëhet një zgjidhje në këtë drejtim. Kemi pasur takime edhe me kryetarin Rama dhe me kompanitë që kanë kontrata me drejtorinë e Investimeve Kapitale. Ato janë shumë kompani dhe të gjitha kanë hallin e njëjtë. Këto ndryshime të çmimeve janë në bursë, të gjithë i shohin dhe i dinë. Niveli qeveritar duhet ta marrë shumë seriozisht këtë çështje. Në komunë nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim të asnjë çmimi nëse niveli qeveritar nuk e merr hapin në këtë drejtim”, qe shprehur ai.

Po ashtu kishte thënë se nëse nuk gjendet tash një zgjidhje duhet të gjinden alternativa për t’i shkëputur kontratat dhe të tenderohen prapë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar 20 May, 2022
  • Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore 20 May, 2022
  • Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 20 May, 2022
  • Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE, thotë ministri i Jashtëm 20 May, 2022
  • Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA’së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top