Ministri i Ambientit në detyrë, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ta lirojë nga detyra.
Siç mëson KOHA, arsyetimi i Kuçit ka qenë që nuk dëshiron të jetë i angazhuar në fushatën për zgjedhjet e shkurtit, teksa kryen edhe detyrën e ministrit.
Kërkesa e Kuçit ende s’ka marrë përgjigjen e Hotit.
Kuçi pritet të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.