fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti e Nagavci vizitojnë shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë
7 March, 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot për nder të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kanë vizituar Shkollën e Mesme të Ulët “Elena Gjika” në Prishtinë.

Aty Kurti e Nagavci u pritën nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët kishin përgatitur edhe një performancë të shkurtër muzikore për nder të kësaj dite.

Kurti premtoi kushte më të mira për mësimdhënësit. Ai madje tha se nxënësit e suksesshëm sjellin një të ardhme më të mirë.

“Kemi nevojë mbi të gjitha për arsim cilësor. Arsimi varet sa nga nxënësit, mësimdhënësit por edhe nga shteti. Nëse nëna është nëna e parë, mësuesja është nëna e dytë. Andaj ne do të jemi bashkë me MASHTI-n dhe Arbërie Nagavcin sa më pranë jush në mënyrë që të ju ndihmojmë dhe mbështesim që edhe mësimdhënësit t’i kenë kushtet e mira. Nëse nxënësit nëpër shkolla na dalin gjithnjë më të zotë e të dijshëm atëherë e ardhmja jonë është shumë më e mirë”, tha Kurti.

Ndërkaq Nagavci tha se sakrifica e gjeneratave të kaluara mundëson që edukimi i fëmijëve të bëhet në kushte më të mira.

“Kam kënaqësinë që të jemi bashkë me kryeministrin Kurti. Ndryshe prej mësimdhënësve të vendeve tjera kanë pasur barrën që të ngjallin edhe ndjenjat e atdhedashurisë. Sakrifica e gjeneratave të tjera na mundëson që edukimin për fëmijët tani ta bëjmë në kushte më të mira. Andaj edhe unë jam e bindur që kujtimet që ju i lini te nxënësit janë të pashlyera në memorien e secilit nxënës. Uroj që kujtimet e nxënësve për ju të jenë më të mira dhe të jenë një model i mirë. Jemi të vetëdijshëm se përtej çdo infrastrukture dhe politike jeni ju ata qe do ta arrini suksesin te nxënësit”, ka thënë Nagavci.

Kujtojmë se shkolla “Elena Gjika” është një prej objekteve më të vjetra të Prishtinës, e cila u ndërtua në vitin 1927 dhe mbante emrin “Vuk Karaxhiq”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top