fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Kurti e Peci zbulojnë se sa do të subvencionohet nafta për bujqit, kaq do të jepet edhe për grurë
9 March, 2022

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se do të fillojnë me ndarjen e subvencioneve për bujqit këtë muaj.

Kurti tha se nuk do të ketë vonesa për ndarjen e këtyre subvencioneve.

“Vitin e kaluar e patëm bërë të ditur se thirrjet për aplikime për subvencione për këtë vit do të hapen në çerekun e parë të vitit dhe atë po e bëjmë. Programet e subvencionimit do të bëhen në këtë muaj, pra në muajin mars. Nuk do të kemi vonesa por vendosjen rekorde të programeve mbështetëse për bujqit. Investimet dhe përkrahja në këtë sektor kërkojnë vëmendje dhe planifikim ashtu që të kemi zbatimin e duhur”, tha ai.

Me  ndarjen e këtyre subvencione, sipas Kurtit po synohet ulja e varësisë ndaj importit të prodhimeve agro-ushqimore.

“Tek ne prodhimi i ulët vendor, varësia e plotë ndaj importit dhe si importues neto të prodhimeve agro ushqimore ka bërë që të goditemi të parët nga krizat ma të vogla. Nafta paraqet një ndër shpenzimet kryesore operative përmes fermerëve. Deri këtë vit përkundër premtimeve që janë dhënë asnjë qeveri nuk i ka përkrahur bujqit në këtë drejtim “, tha kryeministri.

Kurti u zotua se nga këto subvencione do të përfitojnë vetëm bujqit e vërtetë.

“Ne po sigurohemi që vetëm bujqit e vërtetë të marrin përkrahje dhe ne po e shtojmë këtë përkrahje. Me subvencionimin e naftës po përmbushet edhe një zotim publik, zgjedhor dhe qeveritar i yni. Deri dje ky ishte një zotim ndaj të cilit ishin llogaridhënie ndërsa tani është një nevojë për bujqit për të cilët kemi përgjegjësi”, tha ai.

Sipas kryeministrit, vetëm për subvencionimin e naftës për bujqit janë ndarë 5 milionë euro.

“Sot duke mbajtur zotimin, qeveria do të subvencionoje çmimin e naftës për bujqit në vlerë 5 milionë euro. Andaj prej 36 cent për litër do të subvencionet nafta për të gjitha kulturat. Bujqit përveç naftës do të subvencionohen edhe për plehërim pranveror. 150 euro për hektarë për grurin, ndërsa nga 100 euro për hektarë për kulturën e misrit, patates dhe fasules”.  tha Kurti.

Kurti ka treguar edhe se si do të ndahen subvencionet në bazë të kulturave bujqësore.

“Për grurin përveç subvencionit prej 150 euro për hektarë do të bëhet edhe subvencioni për 3 cent për kg për dorëzim në mulli të rendimentit. Në total duke përfshirë këto subvencione, kulturën e grurit po e subvencionojmë për 474 euro për hektarë, 324 euro më shumë se vitin e kaluar, ose një rritje prej 216%. Të gjitha këto për qëllim e kanë rritjen e rendimentit që I përket nevojës vendore për konsum dhe e zëvendëson nevojën për import të lartë. Po aq edhe sa avancimin e sektorit të bujqësisë si një sektor me potencial për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, ministri i bujqësisë, Faton Peci tha se vlera e subvencionimit për bujqit këtë vit do të jetë 50 milionë euro.

“Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e veçanërisht të atyre substanciale që vlerësohet se bëjnë pjesë në sigurinë kombëtare të ushqimit, saç janë drithërat, gruri, perimet, patatet, fasulet. Vetëm për përkrahjen e subvencionimit për këtë vit, falë përkrahjes të Qeverisë i kemi rreth 50 milionë euro vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe shumë shpejtë do të bëjmë hapjen e thirrjes edhe për grantet”, tha ai.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top