Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për çështjen e kryeprokurorit pasi Aleksandër Lumezit, i përfundon mandati në muajin prill dhe tashmë konkursi është i hapur.
“Nuk zhvilloj bisedime me kandidatë të cilët mund të jenë për kryeprokuror, është në vullnetin dhe interesin e atyre që kanë të drejtë të bëhen kryeprokuror të ardhshëm që të kandidojnë dhe fitojnë”, tha Kurti për mediat.
Vendimi për shpalljen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të mbajtur më 12 janar të këtij viti.
Pas shpalljes së këtij konkursi nga ana e KPK-së kishte reaguar Ambasada e Britanisë së Madhe.
Kjo e fundit ishte shprehur e befasuar me vendimin e marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës